E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i Iniciativës për stabilitet evropian Gerald Kraus pohon se perspektiva evropiane për vendet e Ballkanit Perendimor vetëm teoritikisht është e siguruar, përkatësisht në letër, por jo edhe në praktikë.
Kraus: Perspektiva evropiane e Ballkanit Perendimor vetėm nė letėr, por jo edhe nė praktikė











Kryetari i Iniciativës për stabilitet evropian Gerald Kraus pohon se perspektiva evropiane për vendet e Ballkanit Perendimor vetëm teoritikisht është e siguruar, përkatësisht në letër, por jo edhe në praktikë.

Ai për "Dojçe Vele", para vizitës së ministrit gjerman të Punëve të Jashtme Guido Uesteruelle në Zagreb, Sarajevë, Beograd dhe Prishtinë përkujtoi se Maqedonia veçmë pesë vjet ka status kandidat dhe se ende pret në fillim të negociatave, se kandidatura i Serbisë për anëtarsim në Bashkimin Evropian është ngrirë pa kurrëfarë sqarimi, dhe se Kosova nuk ka kurrëfarë perspektivë evropiane derisa nuk e pranojnë të gjithë vendet-anëtare të Bashkimit Evropian, ndërsa Bosnja dhe Hercegovina nuk mund të fitojë status kandidat derisa nuk mbyllet zyra e përfaqësuesit të lartë.

"Nga Gjermania gjatë muajve të fundit vijnë shenja të kundërshtuara, ndërsa kulm është deklarata e Partisë qeevritare Demokristiane në Parlamentin Evropian se pas pranimit të Kroacisë duhet të vijojë një pushim më i gjatë. Për këtë shkak është me rëndësi që ministri gjerman i Punëve të Jashtme të bëj madje një gjë: Të konfirmojë se Gjermania e përkrah perspektivën evropiane të të gjitha vendeve nga Ballkani Perendimor.

Të thotë se kushtet janë të rënda, por se ato vende që do t'i plotësojnë kushtet nuk do të jenë të dërguara në "vend pritje" me truke të ndryshme, por do të marrin trajtim të ndershëm", theksoi Kraus.

Uesteruele thekson se gjatë kohës së vizitës në Kroaci, BeH, Serbi dhe Kosovë do të dërgojë mesazh për stabilitet të rajonit, që është me rëndësi për tërë Evropën dhe për BE-në.


Publikuar: 25.08.2010 | 20:44
Lexuar: 274 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime