E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pagat e tyre janë në qendër të vëmendjes, kur përfaqësuesit e popullit kalojnë pushimet në vilat luksoze të miqve të tyre biznesmenë apo kur përmendet rritja e pagave të tyre, shkruan gazeta gjermane “Der Spiegel”.
Rroga e politikanėve, nga 38 mijė euro nė 1.7 milion euro










Marrja me politikë sjell fuqi të madhe, por edhe para. Megjithatë, pagat e politikanëve janë gjithnjë temë “e nxehtë”.

Pagat e tyre janë në qendër të vëmendjes, kur përfaqësuesit e popullit kalojnë pushimet në vilat luksoze të miqve të tyre biznesmenë apo kur përmendet rritja e pagave të tyre, shkruan gazeta gjermane “Der Spiegel”.

Kështu, kancelaria gjermane Angela Merkel ka rrogë mujore prej 14 893 euro. Pasi merr edhe pagën e deputetes dhe disa shtesa mujore, rroga i arrin në mbi 21 000 euro.

Në fakt, siç shkruan gazeta gjermane, ministrat gjermanë dhe kancelaria fitojnë më pak se sa u takon sipas ligjit, pasi që disa herë kanë hequr dorë nga rritja e pagave.

Edhe shefat tjerët të qeverive kanë treguar modesti në kohë krize – kryeministri britanik David Cameron ka zvogëluar rrogën për 5 %, ndërsa kryeministri spanjoll Jose Luis Zapatero do të merr 15 % më pak.

Në fakt, nuk janë të gjithë modestë. Deputetët e parlamentit kenian kanë rritur pagat para një muaji për 18 % dhe tani marrin 97 mijë euro në vit, që është 180 herë më shumë se paga mesatare e një keniani. Ndërsa presidenti i këtij vendi merr pagë vjetore prej 335 mijë euro.

As presidenti i Venezuelës, Hugo Chavez, nuk është prej modestëve. Ai ka rritur vitin e kaluar buxhetin personal për 600 %.

Në krye të listës është kryeministri i Singaporit, Li Xien Lung, i cili merr 1.7 milionë euro në vit.

Catherine Ashton si komisionere për politikën e jashtme të BE-së merr 320 mijë euro në vit, duke iu afruar presidentit të SHBA-së, Barack Obama, paga vjetore e të cilit është mbi 300 mijë euro.

Në kategorinë e atyre që marrin rreth 230 mijë euro janë presidenti francez Nicolas Sarkozy, kryeministri kanadez Stiven Harper, ai irlandez Bryan Kowen.

Në fund të listës është kryeministri hindus Manmohan Singh me pagë vjetore prej rreth 38 mijë euro.

Publikuar: 25.08.2010 | 20:50
Lexuar: 437 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime