E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Marrëveshjen, në emër të Qeverisë e nënshkruan zëvendëskryeministri i obliguar për çështje Ekonomike, Vlladimir Peshevski dhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, së bashku me u.d. kryetarin e LSM-së Zhivko Mitrevski, kryetarin e KSL-së Rasko Mishkovski dhe Dimitar Stojanovski nga Organizata e punëdhënësve.
Formohet Kėshill ekonomiko-social








Qeveria e Republikës së Maqedonisë, dy sindikatat reprezentative LSM dhe KSL dhe Organizata e punëdhënësve sot nënshkruan marrëveshje me të cilën për herë të parë në Maqedoni formohet Këshill ekonomiko-social, trup trepalësh, i cili do të ketë rol këshilldhënës dhe konsultativ gjatë krijimit dhe implementimit të strategjive dhe politikave qeveritare ekonomike dhe sociale.

Marrëveshjen, në emër të Qeverisë e nënshkruan zëvendëskryeministri i obliguar për çështje Ekonomike, Vlladimir Peshevski dhe ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Xhelal Bajrami, së bashku me u.d. kryetarin e LSM-së Zhivko Mitrevski, kryetarin e KSL-së Rasko Mishkovski dhe Dimitar Stojanovski nga Organizata e punëdhënësve.

"Këshilli ekonomiko-social do t'i ndjek, studiojë dhe vlerësojë ndikimin dhe masat e politikave ekonomike të stabilitetit social dhe ekonomik në shtet dhe të gjithë rregullativën e cila prek këtë pjesë të funksionimit të shtetit", tha zëvendëskryeministri Peshevski pas nënshkrimit të marrëveshjes.

Ai theksoi se Këshilli do të jetë formë e partneritetit, i cili do të mundësojë funksionim më të mirë të shtetit, por para së gjithash do të mundësojë mbrojtje për punëtorët.

Ministri i Punës dhe Politikës Sociale, Bajrami shfaqi shpresë se me vendosjen e dialogut trepalësh do të arrihet të krijohet edhe politikë sociale, ekonomike nga pjesa e punës e cila do t'i kënaq qytetarët.

Ai theksoi se gjatë javës së ardhshme do të mbahet seanca e parë e Këshillit ekonomiko-social, në të cilën, siç tha, do të përcaktohet rendi i ditës, dhe do të dihet cilat çështje do të shqyrtohen.

Publikuar: 26.08.2010 | 02:25
Lexuar: 482 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime