E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ballkani Perëndimor ka perspektivë për anëtarsim në BE, gjë që është e lidhur me një sërë kushtesh, të cilat paraprakisht duhet të plotësohen", tha Uilhelm.
Merkel pro zgjerimit tė BE-sė drejt Ballkanit Perėndimor











Qeveria gjermane sot kumtoi se Ballkani perëndimor ka perspektivë për anëtarësim në BE, duke i demantuar njohuritë e disa mediave kroate se kancelarja gjermane Angela Merkel, i ka bindur anëtaret e BE-së se duhet të ndërpritet zgjerimi i Unionit, pas pranimit të Kroacisë.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Urlih Uilhelm theksoi se bëhet fjalë për një "dezinformatë të thjeshtë gazetareske", transmeton "Dojçe vele".

"Nuk i kam të njohura deklaratat e kancelares federale Merkel, në të cilat ajo thotë se pas hyrjes së Kroacisë në Bashkimin Evropian do të vijë fundi i zgjerimit...

Ballkani Perëndimor ka perspektivë për anëtarsim në BE, gjë që është e lidhur me një sërë kushtesh, të cilat paraprakisht duhet të plotësohen", tha Uilhelm.

Gazeta kroate "Nacional" publikoi informatë se kancelarja gjermane, në Bashkimin Evropian e imponoi qëndrimin e saj për zgjerimin e BE-s drejt Ballkanit Perendimor.

"Nacional", siç transmeton "Dojçe vele", njofton se Merkel që prej marsit të vitit 2009 vazhdimisht pohon se Unioni nuk ka forcë për zgjerim të mëtutjeshëm, përderisa nuk i përforcon institucionet e veta dhe marrëdhëniet e brendshme, respektivsht se pas hyrjes së Kroacisë në BE, zgjerimi duhet të ndërpritet.

Publikuar: 26.08.2010 | 02:41
Lexuar: 482 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime