E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lideri i BDI-se, Ahmeti theksoi gjatë takimit me Jonas Jonsson, udhëheqës i njësisë për Ballkanin perëndimor te Këshillit te UE dhe z.Terkel Petersen, përgjegjës për Maqedoni dhe Shqipëri ne sekretariatin e Këshillit te UE, se pengese serioze për integrim te Maqedonisë ne NATO dhe EU paraqet kontesti për emrin me Greqinë dhe kërkoi një angazhim te drejtpërdrejte nga UE për gjetjen e një zgjidhje te kësaj ceshtjeje.
Ahmeti: UE tė ndihmoj nė zgjidhjen e kontestit pėr emrin me Greqinė

















Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti i shoqëruar nga sekretari për marrëdhënie me jashtë dhe njëkohësisht kandidat për president Agron Buxhaku, priti ne takim pune z. Jonas Jonsson, udhëheqës i njësisë për Ballkanin perëndimor te Këshillit te UE dhe z.Terkel Petersen, përgjegjës për Maqedoni dhe Shqipëri ne sekretariatin e Këshillit te UE.

Mysafiret nga Europa u interesuan për gjendjen aktuale politike ne vend, për zgjedhjet e ardhshme presidenciale-lokale si dhe vlerësimet e Ahmeti për gjendjen politike dhe te sigurisë ne vend dhe rajon.
Jonsson ritheksoi rendësin e mbarëvajtjes se zgjedhjeve te 22 marsit për rrugën e Republikës se Maqedonisë drejt integrimit ne UE si dhe te plotësimeve te kushteve te tjera te kërkuara nga Komisioni Evropian.

Ahmeti siguroi funksionaret Evropian se Bashkimi Demokratik për Integrim ne te kaluarën ka dhëne prova për angazhim dhe organizim serioz për zgjedhje te lira, demokratike dhe te pranueshme për te gjithë. Ne kuadër te partisë dhe qeverise janë duke u bere përgatitje te nevojshme qe qytetareve t’ju mundësohet qe lirshëm te shprehin vullnetin e tyre, sepse zgjedhjet e lira nuk jane vetëm obligim ndaj Brukselit por dhe ndaj qytetareve.

Kryetari Ahmeti shprehu optimizëm ne stabilizimin e mëtejme te gjendjes politike dhe te sigurisë ne rajon qe institucionet e reja Kosovare me ndihmën e Komunitetit ndërkombëtar dita ditës po forcohen, dhe shqiptaret ne te gjithë shtetet qe jetojnë ne Ballkanin Qendror janë unik ne përcaktimin për integrim ne NATO dhe UE si alternative e vetme për paqe, stabilitet dhe zhvillim te qëndrueshëm.

Në lidhje me zgjedhjet presidenciale, z.Ahmeti informoi bashkëbiseduesit se BDI kishte ide shume vizionare për përkrahje te një kandidati te mundshëm nga dy komunitetet me te mëdha për president qe ne te ardhshmen te jete edhe shqiptar, mirëpo fatkeqësisht u tregua se ende nuk ka gatishmëri për një hap te tille i cili do te forconte kohezionin e vendit.

Lideri i BDI-se, Ahmeti theksoi se pengese serioze për integrim te Maqedonisë ne NATO dhe EU paraqet kontesti për emrin me Greqinë dhe kërkoi një angazhim te drejtpërdrejte nga UE për gjetjen e një zgjidhje te kësaj ceshtjeje.

Kryetari i BDI-se vlerësoi larte angazhimin e zyrës se UE ne Shkup, posaçërisht ambasadorin E.Fouere duke siguruar se BDI është e gatshme qe bashkëpunimi i afërt te vazhdoje edhe ne te ardhmen.

Publikuar: 03.02.2009 | 01:19
Lexuar: 838 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime