E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Shoqata e bankave gjermane ka kërkuar që në këtë fond të paguajnë para jo vetëm bankat, por edhe sigurimet dhe fondet që kanë përfituar nga paketa e qeverisë për shpëtimin.
Berlin: Debatet pėr fondin e shpėtimit tė bankave





Propozimi i qeverisë gjermane për krijimin e një fondi të përbashkët ku bankat do të paguanin para për shpëtimin e tyre në rast krizash, ka shkaktuar debate të shumta.

Shoqata e bankave gjermane ka kërkuar që në këtë fond të paguajnë para jo vetëm bankat, por edhe sigurimet dhe fondet që kanë përfituar nga paketa e qeverisë për shpëtimin.

Kabineti qeveritar ka miratuar dje projektligjin sipas së cilit bankat çdo vit duhet të paguajnë në një fond të përbashkët një pjesë të fitimeve. Parashikohet që brenda një viti në këtë fond të paguhen rreth 1,2 miliardë euro, të cilat do të përdoreshin për ndihmën e institucioneve financiare në rast krizash.

Opozita është e mendimit se këto para nuk mjaftojnë aspak dhe se në rast krizash sërish do të ngarkohen taksapaguesit.

Publikuar: 26.08.2010 | 19:20
Lexuar: 216 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime