E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kryetari i Demokracisë së Re në një deklaratë për media ka cekur rëndësinë e shënimit të kësaj date dhe përkujtimit të figurës dhe veprave të Nënës Terezë, duke e quajtur atë humanisten më të madhe të të gjitha kohërave të botës.
Delegacion i DR-sė nderon Nėnėn Terezė  nė 100-vjetorin e lindjes sė  saj











Delegacion i lartë i Demokracisë së Re i udhëhequr nga Kryetari i partisë, z. Imer Selmani, me rastin e shënimit të 100-vjetorit të lindjes së Gonxhe Bojaxhiut – Nënës Terezë, sot ka vendosur lule para bustit të Nënës Terezë dhe para pllakës përkujtimore të shtëpisë së Nënës Terezë në sheshin e Shkupit.

Kryetari i Demokracisë së Re në një deklaratë për media ka cekur rëndësinë e shënimit të kësaj date dhe përkujtimit të figurës dhe veprave të Nënës Terezë, duke e quajtur atë humanisten më të madhe të të gjitha kohërave të botës.

“Sot Shkupi, shqiptarët dhe e gjithë bota përkujton Nënën Terezë, veprimtaren më të shquar e cila arriti dashurinë e saj ta mbjell te fëmijët, te skamnorët, te ata që kishin nevojë për të. Sot bota ka më tepër nevojë për personalitete të profilit të Nënës Terezë, kemi nevojë të gjithë ne që në pjesë të dashurisë, mëshirës dhe solidaritetit të saj të mbjellim edhe ne zemrat tona, për një botë më të harmonizuar, më solidare dhe më të mirë për të gjithë banorët e saj” tha kryetari i DR-së, Selmani.

Publikuar: 26.08.2010 | 19:34
Lexuar: 447 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime