E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

I pyetur nëse në Nju-Jork do të ketë takim me kryeministrin grek Jorgos Papandreu, kryeministri Gruevski tha se në këtë moment nuk ka caktuar kurrëfarë takimi me Papandreun, për të cilin shkak nuk mund të thotë se do të takohen në Nju-Jork.
Gruevski: Ėshtė koha e fundit qė tė zgjidhet emri, por Greqia ka kėrkesa maksimaliste














Kryeministri Nikolla Gruevski vlerëson se është koha e fundit që të zgjidhet problemi që Greqia e ka me Maqedoninë rreth kontestit për emrin, por mendon se janë maksimaliste kërkesat e fqiut jugor.

"Vlerësoj se është koha e fundit të zgjidhet problemi me emrin, por ende mendoj se kërkesat e Greqisë janë maksimaliste", tha kryeministri Gruevski, duke u përgjigjur në pyetje pas vendosjes së gur-themelit të kanalizimit fekal në Katllanovë.

I pyetur nëse në Nju-Jork do të ketë takim me kryeministrin grek Jorgos Papandreu, kryeministri Gruevski tha se në këtë moment nuk ka caktuar kurrëfarë takimi me Papandreun, për të cilin shkak nuk mund të thotë se do të takohen në Nju-Jork.

Në pyetjen nëse ambasadori i ri në NATO, Martin Trenevski seriozisht mund t'i përgjigjet obligimeve të reja, kryeministri Gruevski tha se Trenevski është njeri, i cili lufton dhe do të luftojë që Maqedonia të bëhet anëtare e plotëfuqishme e NATO-s.

"Ambasadori Trenevski dha intervistë, ku i qartësoi qëndrimet e tij, për të cilat gjatë fjalimit të tij të parë para Kuvendit ekzistonin disa paqartësi të caktuara. Ai i qartësoi dhe vlerësoj se në atë intervistë nuk ka asgjë të paqartë.

Bëhet fjalë për njeri, i cili lufton me tërë forcën dhe do të luftojë që Republika e Maqedonisë të bëhet anëtare e NATO-s, të përparojë, të modernizohet, t'i plotësojë reformat dhe modernizimet, të cilat edhe tani, por edhe në të ardhshmen do t'i plotësojnë të gjitha anëtaret tjera, të cilat i ndajnë vlerat e NATO-s", tha Gruevski.(mia)

Publikuar: 26.08.2010 | 20:59
Lexuar: 249 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime