E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Muajin e ardhshëm firmat e zgjedhura duhet t'i përfundojnë punët ndërtimore në 198 shkolla për të cilat prioritet ishin rikonstruimi dhe sanimi i objekteve. Për 48 shkollat e tjera prioritet nuk ishin punët ndërtimore.
Pėr rikonstruimin e 246 shkollave fillore janė siguruar 2,6 milionė euro










Gjithsej 2,6 milionë euro do të marrin 246 shkolla fillore të cilat kanë shtruar plane më gjithëpërfshirëse dhe më analitike për përmirësimin e punës së tyre në kuadër të raundit të dytë të granteve të cilat realizohen me Projektin për modernizimin e arsimit, kumtoi sot ministri resor Nikolla Todorov.

Mjetet i siguron Ministria e Arsimit, ndërsa për atë se cilat punë ndërtimore do të kryhen, vendosin shkollat.

"Në korrik nënshkruam marrëveshje me vlerë 950.000 euro për përmirësimin e kushteve të punës që do të kontribuojë të realizohen qëllimet prioritare të shkollave. Procesi po përparon sipas dinamikës së paraparë. Deri në ditën e djeshme vlerësim pozitiv për punët e zbatuara ndërtimore ekziston në 80 për qind të shkollave në nivel të Republikës së Maqedonisë", njofton Todorov.

Muajin e ardhshëm firmat e zgjedhura duhet t'i përfundojnë punët ndërtimore në 198 shkolla për të cilat prioritet ishin rikonstruimi dhe sanimi i objekteve. Për 48 shkollat e tjera prioritet nuk ishin punët ndërtimore.

Sipas ministrit, në fazën përfundimtare është tenderi për furnizimin e mjeteve për mësim dhe librave për bibliotekat shkollore i publikuar në konferencë shtypi para një muaji. Jvën e ardhshme do të kontraktohen marrëveshjet me ofruesit e zgjedhur.

"Projekti gjegjësisht është fillim i aktiviteteve të cilat pasojnë duke e pasur parasysh se objektet e shumicës së shkollave në Maqedoni nuk janë në nivelin e nevojshëm, fakt të cilin e pa edhe Qeveria", tha ambasadorja e Holandës, Simeone Filipini, duke shtuar se në Maqedoni akoma ka grupe të margjinalizuara të cilat nuk kanë qasje 100 për qind deri tek arsimi.

Drejtoresha e Bankës botërore në vend Lilija Burunxhuk, theksoi se fëmijët janë e ardhmja e secilit vend dhe prandaj qëllimi më fisnik është të investohet pikërisht në ta.

Vlerësimet e fundit të Bankës botërore në 10 vitet e fundit shënojnë progres në kualitetin e arsimit të Maqedonisë. Arsimatrët dhe drejtorët në shkollat regjistrojnë rezultate gjithnjë e më të mira tek nxënësit, prej 85 në 95 për qind është zmadhuar regjistrimi në shkollë të mesme, ndërsa nën dy për qind është shkalla e ç'regjistrimit nga shkolla. Më e lartë është mesatarja e suksesit tek fëmijët e moshës 15-vjeçare.

Projekti për modernizimin në arsim zbatohet nga viti 2005, ndërsa duhet të përfundojë gjatë këtij viti. Në projeksionin e përgjithshëm financiar, 10 milionë euro janë grant nga mbretëria e Holandës, ndërsa pesë milonë uro kredi nga Banka Botërore. Përveç në rikonstruimin e objekteve, parasheh edhe modernizimin e programeve arsimore, si dhe trajnim të kuadrit shkollor.

Publikuar: 27.08.2010 | 20:03
Lexuar: 574 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime