Dëshmitarët okularë të ngjarjes pohojnë se një grup prej dhjetëra persona në mënyrë të përgjakshme kanë rrahur një person para hyrjes në Postën e Ohrit, pas çka kanë shkuar në drejtim të panjohur, duke e lënë të rrahurin në trotuar. Së shpejti në vendin e ngjarjes ka arritur policia dhe automjeti i ndihmës urgjente mjekësore.
Dejan Novakoviq (34) nga Beogradi është viktima në zënkën masovike e cila ndodhi në mëngjesin e sotëm në qendër të Ohrit.
Sipas informacioneve të para të pakonfirmuara, incidenti ka filluar në klubin e natës "Havana", në qendër të qytetit, pas një zënke banale dhe verbale për një vajzë, pas çka ka ardhur deri tek shtyerja dhe rrahja para lokalit. Pastaj ka pasuar ndjekje nëpër qendrën e Ohrit, që nga para hyrjes së lokalit, para selisë së "Verës së Ohrit", nëpër çarshi deri para hyrjes së postës qendrore në Ohër.
Dëshmitarët okularë të ngjarjes pohojnë se një grup prej dhjetëra persona në mënyrë të përgjakshme kanë rrahur një person para hyrjes në Postën e Ohrit, pas çka kanë shkuar në drejtim të panjohur, duke e lënë të rrahurin në trotuar. Së shpejti në vendin e ngjarjes ka arritur policia dhe automjeti i ndihmës urgjente mjekësore.
"Një djalë nga çarshia ka vrapuar drejt postës dhe thërriste në mënyrë histerike "polici, polici". Personat e tjerë të cilët ishin pas tij filluan ta shqelmojnë. Ai me duart e mbuloi kokën, ndërsa rrahësit vazhduan fuqishëm ta rrahin në kokë dhe bark me shqelma", deklaroi Goran Dimitrievski, rojtar i tezgave në afërsi të Postës së Ohrit.
Nga Ambasada e Republikës së Serbisë në Maqedoni për MIA-n e konfirmuan identitetin e viktimës, ndërsa për çfarëdo reagimesh zyrtare do të presin deri në publikimin e rezultateve zyrtare nga autopsia dhe hetimi i policisë.
MPB i konfirmoi informacionet për incidentin, por nuk kumtoi detaje për pjesëmarrësit e zënkës.(mia)