"Vlerësojmë se afati i caktuar prej 30 ditëve nuk është zgjidhja më e suksesshme sepse thjesht është e pamundur për një afat të shkurtër në mënyrë korrekte të bëhen të gjitha korrigjimet e nevojshme. Për intervenimin e këtillë është e domosdoshme punë më e kujdesshme dhe profesionale", deklaroi sot kryetari i SHBSH-së, Muhamed Murtezi.
Vendimi i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës që të rishikohen të gjitha librat shkollor të shkollave fillore dhe të mesme e kanos tërë procesin arsimor që duhet të fillojë më 1 shtator, vlerëson Shoqata e Botuesve Shqipëtarë (SHBSH).
"Vlerësojmë se afati i caktuar prej 30 ditëve nuk është zgjidhja më e suksesshme sepse thjesht është e pamundur për një afat të shkurtër në mënyrë korrekte të bëhen të gjitha korrigjimet e nevojshme. Për intervenimin e këtillë është e domosdoshme punë më e kujdesshme dhe profesionale", deklaroi sot kryetari i SHBSH-së, Muhamed Murtezi.
Sipas Shoqatës, për rishikimin e librave në gjuhën shqipe duhet të formohen komisione të posaçme në të cilat do të kyçen persona kompetent nga institutet kulturore, arsimore dhe edukative të shqiptarëve. Lëndë e revizionit, ndërkaq, pa përjashtim duhet të jenë të gjitha librat nga shkollat e mesme dhe fillore.
Nga SHBSH-ja vlerësojnë se një pjesë të fajit për " rrjedhën e lirë" të, siç tha Murtezi, librave fyes për shqiptarët, e mbajnë edhe subjektet politike shqiptare të punësuar në MASH dhe Byroja për zhvillim të arsimit, drejtorët e shkollave dhe arsimtarët e lëndëve adekuate.
Qëndrim i SHBSH-së është se ngjarjet e fundit me librat shkollor në gjuhën shqipe dhe maqedonase janë rezultat i politikës së gabuar shtetërore në 20 vitet e fundit.
"Kjo që ndodh me librat shkollor vjen edhe si rezultat i tentimeve të Qeverisë që ta shdërrojë MASH-in në shtëpi botuese, duke mos menduar aspak në këtë rast se librat nuk mund të përgatiten në mënyrë administrative përmes shpalljes së konkurseve për autorë dhe recenzentë ku më shumë vijnë në shprehje lidhjet dhe miqësitë personale sesa cilësia", theksoi kryetari i SHBSH-së Muhamed Murtezi.