E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Po ashtu, është e vërtetuar që kjo patologji prek më së shumti seksin femër. Një karakteristikë e kësaj sëmundjeje është se ajo ka koincidenca të lidhjes familjare mes pacientëve. Kjo sëmundje, zakonisht prek të dy veshët.
Humbja e dėgjimit, shkaqet dhe mjekimi






Otoskleroza është një sëmundje që karakterizohet me pakësimin e dëgjimit dhe zhurmë në vesh. Pakësimi i dëgjimit shtohet gjithnjë e më shumë dhe në këtë mënyrë, me kalimin e kohës mund të theksohet deri në atë shkallë sa të pengojë të sëmurin të aktivizohet në jetën shoqërore. Sëmundja në raste të veçanta të saj bëhet shkak i shfaqjes së ndryshimeve të karakterit dhe i shqetësimeve psikike. Është e përcaktuar qartë se otoskleroza paraqet një patologji që zakonisht prek të gjitha moshat, por kryesisht moshat e reja, pas pubertetit dhe rrallohet tek të rriturit mbi moshën 50-vjeçare.

Po ashtu, është e vërtetuar që kjo patologji prek më së shumti seksin femër. Një karakteristikë e kësaj sëmundjeje është se ajo ka koincidenca të lidhjes familjare mes pacientëve. Kjo sëmundje, zakonisht prek të dy veshët. Në fillim, si rregull nis nga njëri vesh dhe pas disa muajsh apo disa viteve, të njëjtat shenja shfaqen edhe në veshin tjetër. Prandaj, në përcaktimin e kësaj sëmundjeje duhet vlerësuar mjaft edhe vjetërsia e shfaqjes së shenjave fillestare të saj. Një karakteristikë dalluese e otosklerozës është zhvillimi i saj i ngadalshëm. Nga simptomat, më e rëndësishmja që vlen të përmendet është triada, e cila përbëhet nga zhurma në vesh, ulja e dëgjimit dhe parakuiza e Villisit.

Zhurmat

Zhurmat, si rregull, janë ankesat e para te të sëmurit, për të cilat ai duhet të paraqitet menjëherë tek mjeku. Me kalimin e kohës këto zhurma shoqërohen edhe me pakësimin e dëgjimit. Gjithashtu, në periudha të caktuara vihet re një shtim më i madh i tyre, sidomos në seksin femër në kohën e shtatzënisë dhe pikërisht në këtë periudhë të prekurat nga kjo sëmundje duhet të jenë vazhdimisht në kontrollin e mjekut.

Zhurmat kanë karakter dhe intensitet të ndryshëm dhe nganjëherë bëhen shkak i fillimit të një psikoze të vërtetë. Sipas studiuesve, këto zhurma mendohet të shkaktohen nga pengesa e transmetimit të vibracioneve të tingullit, për arsye të ngurtësimit të yzengjisë ose të mbylljes së dritares së rrumbullakët që ka si pasojë shtimin e presionit endolabirintik.

Dëgjimi

Ulja e dëgjimit është simptoma karakteristike e kësaj sëmundjeje dhe është problemi më shqetësues për këta të sëmurë. Ajo është e tipit transmetues, ashtu sikurse edhe simptoma e zhurmave dhe në përqindjen më të madhe të rasteve bëhet më e theksuar me kalimin e kohës, pra rritet në mënyrë progresive. Shkaku i pakësimit të dëgjimit lind nga pengesa e transmetimit mekanik të vibracioneve të tingullit nga membrana timpanike dhe zinxhiri i kockave të dëgjimit në lëngjet labirintike. Megjithëse shumica e këtyre pacientëve kanë ulje të dëgjimit në të dy veshët, ata zakonisht ankohen për theksim dhe rëndim më të madh në njërën anë.

Pacientët e prekur nga otoskleroza vuajnë edhe nga marrje mendsh, e cila në disa raste i shqetëson mjaft ata. Zhvillimi i vatrës otospongioze, që ndikon në rritjen e fragjilitetit vestibular, mund të bëhet shkak i shfaqjes së një sëmundjeje të vërtetë të Menierit. Në disa raste humbja e dëgjimit humbet karakterin e tipit transmetues klasik të pastër dhe shoqërohet me një prekje pak a shumë të konsiderueshme të transmetimit kockor. Nganjëherë ky aspekt labirintik ndodh në mënyrë sekondare, por përshkruhen edhe forma që e paraqesin këtë aspekt labirintik që në fillimin e sëmundjes.

Publikuar: 28.08.2010 | 00:47
Lexuar: 608 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime