Testime preliminare të Atom N550 janë inkurajuese, duke sinjalizuar në disa raste preformancë më të mirë jo vetëm sesa Atom-i me një bërthamë por më të mirë se një procesor Atom i deskotpit. Këtë e bënë të ditur ueb faqja Notebook Italia.
Hewlett-Packard do të rifreskojë linjën e saj të netbook-ve gjatë muajit të ardhshëm me çipa të rinj Atom që do të sjellin për herë të parë teknologji dual-core në këta mini laptop.
Dokumentet në ueb faqen e HP-së në SHBA sinjalizojnë se HP Mini 5103 do të përdor çipin e ri. Nën Përshkrim të Produktit, procesori i sapo shpalosur Intel Atom dual-core N550 1.5 GHz paraqitet si një prej tre opsioneve për procesor në dokumentet e mbështetjes së HP-së.
Testime preliminare të Atom N550 janë inkurajuese, duke sinjalizuar në disa raste preformancë më të mirë jo vetëm sesa Atom-i me një bërthamë por më të mirë se një procesor Atom i deskotpit. Këtë e bënë të ditur ueb faqja Notebook Italia.
Mini 5103 është oferta e HP-së për korporata dhe ai ka një ekran 10.1 inç, dizajn metalik dhe ofron ekstra siç është teknologjia transmetuese mobile që fuqizohet nga Gobi Technology e Qualcomm. Megjithëse ka një çmim fillestar prej 399 dollarë, konfigurimet tipike janë më afër çmim prej 550 dollarë.
Netbook-ët e HP-së për konsumatorë pritet të pranojnë çipin e ri. Momentalisht, 10 inçëshi Mini 2010 ofrohet me një bërthamë të vetme N475 (1.83 Ghz) dhe N455 (1.66 Ghz) dhe fillon me një çmim prej 329 dollarë me procesorin N455, me 1GB memorie, 160 GB HDD 7200 RPM, Wirelesss-N WiFi, Webcam, bateri 3 qelizore dhe Windows XP Home.
Rifreskimi pritet që të paraqitet në treg për produktet në fjalë gjatë muajit shtator.
(pcworld)