E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Kumanova ka pozitë gjeostrategjike shumë të rëndësishme, ku kryqëzohen rrugët automobilistike që lidhin Selanikun me Beogradin, pastaj Shkupin me Qustendillin, si dhe hekurudha që lidh Athinën me Vjenën.
Kumanova, udhėkryqi i Ballkanit









Kumanova shtrihet në pjesën veriore të Maqedonisë, rrëzë Malit të Zi të Shkupit, mes kufirit me Serbinë në veri dhe Kosovën në veri-perëndim.

Në pjesën perëndimore të qytetit, rrëzë maleve të Karadakut shtrihet një numër i madh i fshatrave të banuara kryesisht me popullsi shqiptare. Malet e larta përreth dhe fusha e gjërë pjellore i japin një pamje të bukur dhe tërheqëse këtij rajoni.

Kumanova ka pozitë gjeostrategjike shumë të rëndësishme, ku kryqëzohen rrugët automobilistike që lidhin Selanikun me Beogradin, pastaj Shkupin me Qustendillin, si dhe hekurudha që lidh Athinën me Vjenën.

Kumanova lidhet edhe me disa rrugë regjionale si Kumanovë–Shkup (Udha e Shkupit), Kumanovë-Preshevë (Udha e Preshevës), si dhe Kumanovë-Gjilan (Udha e Gjilanit).

Historia e Kumanovës

Etimologjia e toponimit Kumanovë ka për bazë një emër mesjetar kalendarik Kuman, ku sipas disa të dhënave, ky emër qyteti rrjedh nga fisi Kuman, që nga fundi i shek. XI (1094), prej viseve të Azisë të kenë ardhur dhe një kohë të kenë qëndruar në territorin e sotëm të Kumanovës.

Të dhënat e para për vendbanimin Kumanovë përmenden në vitin 1519 nga shënimet e udhëpërshkruesve që gjenden në arkivat e Turqisë, edhe atë me 52 familje me rreth 300 banorë. Në shënimet dhe dokumentet historike, Kumanova përmendet në shek. XVII nga udhëpërshkruesi (kronisti) i famshëm turk Evlia Çelebija. Sipas tij Kumanova në vitin 1660 shtrihej në territorin e Sanxhakut të Shkupit që ka pasur më se 600 shtëpi, në mesin e të cilëve kishte xhami, teqe, medrese, hane, hamame dhe disa dyqane.

Ballkanologu dhe kronisti freng Ami Boúe, i cili e vizitoi Kumanovën në gjysmën e parë të shek. XIX, gjegjësisht me 1836, thekson se Kumanova ka pasur 3000 banorë, kurse në të dhënat e konsullit austriak J. G. Han të vitit 1835, pohon se ky vend ka pasur 650 shtëpi. Prej fiseve më të vjetra turke në Kumanovë supozohet të ketë qenë fisi Oxhak, i cili ka pasur më tepër shtëpi dhe anëtarë se fiset e tjera, por më vonë mbeti me një shtëpi dhe ajo u shpërngul në Turqi.

Janë paraqitur edhe fise tjera familjare si Kotlelerët, Tatarët, që kanë pasur një lagjeje të veçantë në këtë qytet, por gjatë luftërave austro - turke kanë migruar në Turqi. Prej fiseve shqiptare ishin të pranishëm Gono, Malokët dhe si ëmër familjar përmendeshin Spahilerë, kurse sot janë të pranishëm fiset: Berishë, Gash, Krasniq, Thaç, Sopë, Shalë etj., ku përkatësia fisnore është harruar dhe nuk përmendet fare te të gjitha shtresat e popullsisë së kësaj treve.

Në të kaluarën e largët historike Kumanova ishte një zonë që i takonte krahinës së Dardanisë dhe e banuar nga fisi ilir-Dardanët, tezë që e vërteton edhe Vasileviqi.

Gjeografia e Kumanovës

Rajoni i Kumanovës përbëhet prej dy tërësive të mëdha gjeomorfologjike: zona malore (Karadaku) dhe fushëgropa. Zona malore e cila shtrihet në perëndim të këtij rajoni, është e pasur me kullota dhe me lloje të ndryshme të drunjve, si ah, bung, qarr, thanë, shkozë.

Pra, këtë zonë malore e karakterizon një mori malesh, me lartësi mbidetare mbi 1000 metra. Për shkak të relievit kodrinor–malor, klima është kontinentale, që karakterizohet me dimër dhe acar të ftohtë, me të rreshura të mëdha të borës, dhe me verëra të nxehta e të thata. Erërat gjatë tërë vitit fryejnë nga veriu me shpejtësi mesatare prej 3,5 m ⁄ sek.
Kumanova, udhëkryqi i Ballkanit

Sa i përket veçorive hidrologjike këtë rajon e karakterizojnë një numër i madh i ujërave nëntokësor dhe sipërfaqësor. Ujërat nëntokësor paraqiten në vende të ndryshme të këtij rajoni, ku niveli i ujit nuk është i njejtë, si p.sh. në fshatrat Opajë dhe Llopat ujërat paraqiten në thellësi të vogël, prej 2-5 metra, kurse në fshatrat tjerë niveli i ujit shtrihet prej 5-25 metra. Ujërat tokësor (lumenjtë) janë në numër të madh dhe të pasur me ujë, ka edhe përrenj të cilët gjatë të reshurave të mëdha mund të jenë të rrezikshëm.

Demografia e Kumanovës

Kumanova sipas statistikave shtetërore të vitit 2002 kishte 105.484 banore me kete përbërje etnike:

* Maqedonas 67.821 ose 49,3%
* Shqiptarë 53.651 ose 39,1%
* Serb 10.358 ose 7,5%
* Turq 292 ose 0,2%
* Tjerë 5.260 ose 3,8%


Për popullsinë e këtij rajoni para ardhjes së asaj sllave në këtë pjesë të Gadishullit Ballkanik, dihet mirë se i ka takuar Dardanisë dhe e banuar kryesisht nga fiset ilire si Dardanët, Peonët, Naropët etj.

Në përgjithësi fshatrat malore për shkak të kushteve të vështira të jetës kanë shënuar një dinamikë të rënies së numrit të popullsisë në periudhën 1971-1994, siç është rasti me Allashecin prej 52,2 %, Bellanocin 95,0 %, Gllazhnjen 69,9 % , Zllakuçanin 63,4 %, Orkocin 82,6 % , Izvorin 89,8 % , Runicën 74,2 % , dhe Strimën 67,9 %. Nga ana tjetër, fshatrat fushore çdo vit kanë shënuar trende pozitive , duke u rritur numri i popullatës dhe i shtëpive.

Sikurse në trevat tjera të banuara me shqiptarë, edhe në rajonin e Kumanovës ka pasur shpërngulje të mëdha të popullsisë edhe atë prej vitit 1953-1968, ku një pjesë mjaft e madhe u shpërngul në Turqi, kurse pjesa tjetër janë vendosur në Kumanovë me rrethinë, Shkup etj., por ka edhe vendbanime që janë zbrazur tërësisht.

Në zonën e Karadakut shtrihen këto fshatra malore: Allasheci, Bellanoci, Runica, Strima, Orkoci, Izvori, Goshinca, Shtraza, Gllazhnja dhe Zllakuçani (katunde tërësisht me popullatë shqiptare), fshatrat me bujqësi të zhvilluar janë: Sllupçani, Orizarja, Likova, Hotla, Ropalca, Vishtica, Nikushtak , Vaksinca , Llojani, Çerkezi (të gjithë me banorë shqiptarë), kurse fshatrat si Opaja, Llopati, Rramanlia, Sopoti dhe Mateçi, përveç shqiptarëve janë të përfshirë pjesërisht edhe maqedonët, serbët.

Qyteti-së përpunimit të metaleve, duhanit, bujqësi, në industrinë tekstile dhe këpucë e kanë bërë atë një ekonomike, tregtare dhe qendra kulturore e rreth 135.529 njerëz. Bujqësisë dhe të tregtisë të zhvilluara kryesisht në shekullin e 19, por qyteti modern u krijua pas Luftës së Dytë Botërore

Megjithatë, një nga faqet më të rëndësishme që ndodhen në afërsi të Kumanovës është 4000 vjeçar megalithic e Kokino observatori astronomik, që ndodhet 30 km në verilindje të Kumanovës dhe të zbuluar në vitin 2001. Ajo zë vendin e katërt në listën e vjetër observatorë nga NASA.

Publikuar: 28.08.2010 | 18:11
Lexuar: 805 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime