E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Janë paraparë preparate kimike nga ajri të trajtohen në Greqinë veriore. Më shumë raste të virusit "Nili Perëndimor" janë regjistruar në rajonin e Selanikut.
Virusi i Nilit nė Greqi,  rrezik edhe pėr fqinjėt?










Njëqind e tre raste të virusit të "Nilit Perëndimor" deri tani janë konfirmuar në Geqi, pasi që ishin regjistruar edhe pesë të infektuar të rinj, lajmëroi radioja Athina.

Ministrja greke e Shëndetësisë Mariliza Ksenojanakopulu para disa ditëve deklaroi se nuk ka arsye për shqetësim dhe se autoritet janë tërësisht të gatshëm për ballafaqim me infektimin.

Deri tani katër persona të rritur kanë vdekur nga virusi i cili bartet nga mushkonjat. Autoritetet shëndetësore greke publikuan se do të aprovohen edhe 250 mijë euro për luftë kundër mushkonjave.

Janë paraparë preparate kimike nga ajri të trajtohen në Greqinë veriore. Më shumë raste të virusit "Nili Perëndimor" janë regjistruar në rajonin e Selanikut.

Virusin "Nili Perëndimor" e bartin mushkonjat nga lloji kuleks dhe ai mund të shkaktojë meningitis dhe encefatilis, ndërsa rezultat të vdekshmërisë ka tek rreth katër për qind të rasteve. Ky virus është i njohur më shumë vite, paraqitet në Mesdhe dhe shkakton epidemi në shumë shtete, në mesin e të cilave janë Spanja, Italia dhe Franca.

Publikuar: 28.08.2010 | 18:29
Lexuar: 469 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime