Krahas aktiviteteve të realizuara dhe atyre që janë në rrjedhë, u propozuan mundësitë për bashkëpunim të ardhëshëm bilaterale, por për projekte më të mëdha dhe mundësi për bashkëpunim edhe me donatorët e tjerë në Republikën e Maqedonisë.
Ministri i Mjedisit, Nexhati Jakupi, realizoi takim me delegacionin e UNDP-së në Maqedoni, ndërsa delegacioni udhëhiqej nga përfaqësuesi i përhershëm i UNDP-së për Maqedoninë zonja Marija Luiza Meijas, ndërsa në përbërjen e delegacionit ishin edhe Zonja Cihan Sultanoglu, zëvendës ndëhmës administratore e UNDP-së dhe Zëvendës drejtori i Byrosë Rajonale për Evropën dhe Komonvellt i shteteve të pavarura të Nju Jorkut, Qendror, Zoti Moises Venacio, për Klasterin (grupin) e Ballkanit Perëndimor Tim Lider në qendrën e UNDP-së Nju Jork Zonjusha Anita Koxhoman Senior, Program menaxher i UNDP-së për sferën e mjedisit jetësor, njoftoi shërbimi për informim.
Vizita kishte karakter pune dhe u theksuan proektet e zbatuara me sukses në raport partneriteti të Ministrisë me Zyrën e UNDP-së në Shkup.
Krahas aktiviteteve të realizuara dhe atyre që janë në rrjedhë, u propozuan mundësitë për bashkëpunim të ardhëshëm bilaterale, por për projekte më të mëdha dhe mundësi për bashkëpunim edhe me donatorët e tjerë në Republikën e Maqedonisë.
Zonja Sultanoglu, u interesua për prioritetet e ardhëshme të Ministrisë, gjithsesi në pajtim me prioritetet e Qeverisë për procesin e Evrointegrimeve por kryesisht projekte nga mbrojtja e mjedisit jetësor, si vazhdimi i projektit për Menaxhimin e integruar me basenin e Liqeneveprojektet tejkufitare me Shqipërinë dhe Greqinë, por edhe zgjidhjen e çështjes për pikat e nxehta të cilat tanimë janë identifikuar.
Bashkëpunimi me Sektorin joqeveritar të qytetarëve u theksua si një element mjaft i rëndësishëm për zhvillimin e shoqërisë demokratike, ndërsa për këtë qëllim, shfrytëzimi i mundësisë për shfrytëzimin e Granteve të Vogla është prioritet.