E enjte, 17.04.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press
Publicitet

Fillimin e shënon përbërja angleze Black Sabbath (Sabati i Zi). Emri jep atë që premton: me paraqitjen e re skenike, në të cilën hard-rocku shoqërohet me mesha të zeza, me të ftuarit e djajve dhe kultin e shtrigave, ky grup u zhvillua si prototip dhe personifikim i hard-rockut okult - të atij llojit të veçantë të muzikës rock ku elementet okultike (magjia, spiritizmi, satanizmi) janë në plan të parë në tekstet e këngëve dhe shfaqjeve skenike.
Hard-Rock, origjina e muzikės satanike



KLARITA BAJRAKTARI

Avokatët e djallit


Është për t'u habitur se sa shumë ndikim ka muzika ndaj brezit të ri, në mënyrë të veçantë ajo muzikë që në vete përmban mesazhe të zbehta e të errëta, mesazhe të dhunës e të seksit, mesazhe perverse të shoqëruara me videoklipe që i japin muzikës fuqi magjike. A ka menduar ndonjëherë dikush mbi mesazhet e vargjeve të caktuara të disa këngëve? A ka menduar ndonjëherë dikush mbi domethënien e videoklipeve që xhirohen për këto lloj këngësh? Është shumë interesant fakti që origjina e muzikës hard-rock është e lidhur shumë ngushtë me okultizmin. Në vitin 1969 - tre vjet pasi u shpall "koha e faljes së satanait", me themelimin e Kishës së parë Satanike në San Francisko, okultizmi dhe kulti satanik filluan të paraqiten paturpësisht në publik edhe me anë të muzikës.

Fillimin e shënon përbërja angleze Black Sabbath (Sabati i Zi). Emri jep atë që premton: me paraqitjen e re skenike, në të cilën hard-rocku shoqërohet me mesha të zeza, me të ftuarit e djajve dhe kultin e shtrigave, ky grup u zhvillua si prototip dhe personifikim i hard-rockut okult - të atij llojit të veçantë të muzikës rock ku elementet okultike (magjia, spiritizmi, satanizmi) janë në plan të parë në tekstet e këngëve dhe shfaqjeve skenike.

Ai kombinim i hard-rockut me okultikën dhe satanikën duhej t'i hapte rrugë grupeve të tjera. Black Sabbat u bë paraardhëse e brezit më të ri heavy-metal, të cilët vitet e fundit i futen frikën publikut të tyre. Leksikoni i muzikës-rock shpjegon: Në vitin 1969, Black Sabbat në Birmingham u zotua për rockun total dhe zgjodhi për vete emrin e një filmi horror me rolin kryesor të Boris Karloffit. Një vit më vonë ai kuartet me këngën e tij të çmendur "Paranoid" (të kompozuar për dhjetë minuta) u bë hiti më i dëgjuar në të dy anët e Atlantikut.

Eksperti i muzikës hard-rock, Tibor Kneif, e komentoi albumin e parë të Black Sabbath me këto fjalë: "Në të njëjtin vit kur grupi Deep Purple nxorri në shitje albumin e tij "In Rock", grupi Black Sabbath, po ashtu nga Anglia, nxorri albumin e tij të parë. Që atëherë në hard-rock u krijua një drejtim i ri, i cili për shkak të inspirimit nga Hitchcocku mund të quhet "rocku i frikës dhe tmerrit" - aty dhuna sublimon si frikë para së tmerrshmes. Afërsia me magjinë e zezë shihet qartë në anën e brendshme të mbështjellsës së albumit nga viti 1970 dhe atë në formë të kryqit misterioz të vendosur kryengulthi". Ana e jashtme e mbështjellëses tregon një shtëpi shumë të vjetër, degët e thara dhe vajzën e zbehtë të vampirit që duken joreale. Anton La Vey, adhurues i djallit dhe themelues i kishës së parë satanike në SHBA deklaroi: "Masa, e cila e pranon Dreqin e shtrembëron "Atin", fut në të paturpësitë dhe e shkel kryqin e Krishit me këmbë ose e var kryengulthi".

Në mbëshjellësen e pllakës LP "Reflection - Black Sabbath" me mburrje shkruan: "Në pllakën e parë LP kemi bërë një ftesë drejtuar Satanait, i cili më të vërtetë erdhi. Na premtoi sukses në tërë botën, për këtë arsye duhet duhet të bëjmë muzikë për çdo vit gjatë Sabatit të Madh (të Shtunën e Madhe)".

Satanai mesa duket e mbajti fjalën! Gjashtë pllaka LP të suksesshme, koncerte të mëdha para adhuruesve nga e gjithë bota, madje për fansat ekzistojnë etiketa, në të cilat shkruhet hapatazi: "I'm possessed by Black Sabbath" (Jam i magjepsur nga Black Sabbath)! Bateristi i të njëjtit grup, Bill Ward ka pranuar në mënyrë të hapur se e ndjen që "Satana do të mund të ishte zot", ndërsa kolegu i tij nga grupi Ozzy Osbourne pohon se ka qenë i detyruar të shikojë 26 herë filmin horror okultik "Ekzorcisti".

Hard-Rock, origjina e muzikës satanike
Grupet më të njohura

Udhëheqësi i grupit Led Zeppelin, Jimmy Page, njëri nga pasuesit më eminent të Aliestera Crowleya, magjistarit të komprometuar, i cili konsiderohet satanisti më i madh i shekullit XX, në një rast deklaroi: "Satana (dreqi) nuk është armik i njerëzve: Ai është… jeta … dashuria… drita!" dhe "Rruga për në parajsë kalon nëpër ferr!" Vepra e tij kryesore konsiderohet "The book of the law" (Libri i ligjeve), të cilin ia diktoi prijësi i tij shpirtëror, Aiwas. Ai libër është konsiderouar si libër profane dhe antibibël. Pasuesi i tij është edhe Knneth Anger, producent, i cili në atë botë shpirtërash, futi edhe grupin Rolling Stones.

Grupi Rolling Stones, për një kohë të shkurtër u fut në aventurë me kultin satanik. Në vitin 1967 nxorrën albumin "Their Satanic Majesties Request", për të cilin vetë Mick Jagger pranoi se gjatë përpunimit të albumit grupi ka qenë i inspiruar nga Anton La Vey, kryeprifti i Kishës Satanike në Sanfrancisko.

Më pas, jo shumë vonë albumit satanik, lindi kënga "Sympathy for the Devil" (Simpatia për Djallin), e cila u bë himn i adhuruesëve amerikan të Satanait. Në filmin e Kenneth Anger-it "Lucifer rising", i cili paraqet versionin filmik të përfytyrimeve të Crowleyet mbi Satanain, Kenneth ia caktoi rolin kryesor këngëtarit të Rolling Stones, Mick Jagger. Më 6 dhjetor 1969 në "Altamout Speedway" stonesët mbajtën një koncert që u mbyll me dhunë e vrasje. Atëherë u vranë katër persona, një zezak dhe tre të tjerë dhe pati shumë të plagosur. Nëntëmbëdhjetë mjekë dhe 6 psikiatër nuk mjaftuan për të trajtuar atë ditë narkomanet, lindjet e parakohshme dhe të lënduarit nga rrahjet.

Grupet AC/DC, CAN, Eagles, Deep Purple, Kiss, Iron Maiden, Nazareth, Venom, madje edhe Beatles janë vetëm disa nga grupet që kanë dëshmuar se për suksesin e tyre mund t'i falënderohen vetëm një personi - satanit.

Tony Sheridan, i cili më 1962 bashkëbënte muzikë në "Star club" me Beatlesat, tha se John Lennon në atë kohë ishte shumë i interesuar për okultizmin dhe se ai vetë kishte qenë me të në një takim spiritist në Hamburg.

Atëherë Lennon i kishte thënë: "E di se Beatles do të kenë sukses si asnjë grup tjetër. Këtë e di me siguri, sepse për atë sukses ia kam shitur djallit shpirtin tim". Është me vlerë të përmendet se satanisti i vetëdeklaruar Charles Manson, që u bë i njohur me shtatë vrasjet e tmerrshme në Tate - La Bianci, u frymëzua nga Beatlesat pasi besonte se kishte zbuluar mesazhe të fshehta në disa nga këngët e tyre. Sipas deklaratës së Manson-it, filozofinë e tij të çoroditur dhe vrasëse e kanë përcaktuar këngët e Beatlesave "Helter Skelter" dhe "Blackbird". Në shtëpinë e Sharon Tate në murin pranë trupave të vrarë ishte shkruar me gjak "Pigs" (nga kënga "Piggies").

Në këngën "Bring on the Lucie", John Lennon në mënyrë të qartë shpreh adhurimin e djallit: "Këtu ka diçka që duhet ta bësh menjëherë: çliroji njerëzit tani. Bëje, bëje, bëje tani! ... Do ta shprehim këtë si lutje: çliroji njerëzit tani … emri yt është 666".

Më 8 dhjetor 1980, John Lennon vritet në rrethana misterioze nga adhuruesi i tij Mark Champan, i cili motivin e aktit mizor ia ka dedikuar "zërave të djallit". A ishte ky çmimi, që djalli kërkoi nga ish-Beatlesi?

Besimi në demonë, të cilët në të vërtetë janë të padukshëm, por me të cilët njeriu mund të hyjë në kontakt duke i lejuar kështu që të influencojnë në jetën e tij, është i përhapur në gjithë botën. Të dhënat nga Amerika flasin që numri i amerikanëve që merren me magji, me kultet satanike dhe magjinë e zezë vlerësohet të jetë minimumi dhjetë milionë. Nga ky edhe më i madh është numri i atyre që merren me spiritizëm, për të cilët vlerësohet të jenë shtatëdhjetë deri në njëqind milionë njerëz në botë. Një qendër e madhe është Brazili, ku madje botohen 150 gazeta spiritiste. Kur njeriu merret me praktikat okultike, atëherë u hap dyert të gjitha forcave të këqija, të cilat ndikojnë tek ai - pavarësisht nëse është apo jo i vetëdijshëm për to. Këshu që te njeriu mund të paraqiten çrregullime serioze:

1. Çrregullime në komunikim me Zotin, gjë që më shpesh paraqitet te besimtarët ose tek ata, të cilët dëshirojnë të jenë të tillë. Gjithashtu, paraqiten vështirësi në lutje dhe në leximin e Librit të Shenjtë, ndërkohë që pasojat e kësaj janë paaftësia në ngritjen shpirtërore, besimi dhe gëzimi i pakësuar, indiferentizmi gjithnjë e më i madh.

2. Pengesa në fushën morale dhe psikike: depresioni, agresiviteti, devijimet seksuale, skllavëria, në mënyrë të veçantë prirja nga vetëvrasja.

Parapsikologu W.F. Bonin ka thënë: Muzika, në mënyrë të qartë ka ndikim stimulues, e cila mund t'i shpejtojë shfaqjet parapsikike. Muzika mund ta ndërrojë gjendjen e vetëdijës, të shkaktojë për shembull transin, ose thjesht të shpejtojë pranimin e informacioneve të "perceptimeve joshqisore". Shkrimtari Dave Hunt deklaron: "Në gjendjen normale individualiteti im është ai i "shpirtit", të cilin e bën truri im, por kur futem në gjendjen e ndryshuar të vetëdijes, të cilën spiritistët apo mësuesit e meditacionit e quajnë energji kozmike, apo shpirt medial, atëherë atë "shpirtin e ri, asgjë nuk e pengon në atë që të qeveris me trurin tim dhe shkakton tek ai ndodhi, të cilat, në të vërtetë, më duken shumë reale, por në realitet nuk kanë ndodhur".

Zëri i muzikës ndikon në shpejtimin e pulsit, nxehtësinë e lëkurës, rrit tensionin e gjakut dhe ndikon në aktivitetet e valëve të trurit. Ajo ndikon në 69-70% të tingujve që mund të gjenden në brendësi të trupit. Tingulli përhapet në ujë, prej së cilit trupi i njeriut përbëhet 70% ujë. Gjithashtu, kockat i dërgojnë informacionet drejt sistemit nervor në mënyrë të shpejtuar. Muzika shumë e rëndë është e dëmshme, studimet e vitit 1990 vërtetuan se muzika e rëndë dëmton trupin e njeriut dhe gjithashtu ndikon për keq në gjendjen e tij shpirtërore dhe stabilitetin psikologjik. Për të vërtetuar ndikimin e keq të muzikës hard-rock në gjendjen psiko-fizike janë kryer një sërë eksperimentesh. Eksperimentet me bimë kanë treguar ngjashmëri... Bimët të cilat ishin eksperimentuar me muzikën Jimmija Hendtixa të grupit Led Zeppelin, u vyshkën për një periudhë 10-ditore.

Nën veprimin e muzikës hard-rock, përmbajtjes dhe mesazheve të saj, të rinjtë thithin programet e së keqes. Këto programe kanë për të ndikuar në to që të jenë të ashpër dhe ideator të terrorit. Shumë prej tyre nuk janë të vetëdijshëm për mashtrimet që u bëhen. Shumë adhurues thonë që gjatë dëgjimit të kësaj muzike (Hard-Rock apo Heavy Metal) ndjehen shumë mirë dhe ndjehen plot me energji. Por ato nuk e dinë se ekziston edhe energjia negative, e cila është e dëmshme.

Kokaina, marihuana, LSD

Në kohën kur rinia kërkonte një jetë tjetër, një mënyrë të shpejtë për t'i shpëtuar realitetit, ra në kontakt me marihuanën dhe droga të përpunuara si LSD. Disa droga, në përgjithësi nuk u kuptuan se çfarë efekti kishin. Madje, besohej se ishin të afta të zmadhonin mendjen e njeriut dhe me marrjen e tyre të siguroheshin dije mistike, të cilat mund të zgjeronin vetëdijen. Shumë nga eksperimentuesit e lashtë të drogës LSD (më i shquari Timothy Leary), e konsideronin këtë drogë si dhuratë për njerëzimin, pa u marrë parasysh prej dhe nga kush. Për shembull, prodhuesi më i madh i LSD-së me emrin Owsley, sponsorizonte grupin The Grateful Dead, në tubimet promovuse të saj për idenë se LSD-ja të jep jetë. Duke i pasur parasysh këto të dhëna të LSD-së, mund të arrihet në përfundimin se kjo ishte shtytëse për zhvillimin e hard-rockut. Muzika dhe teksti janë të ngarkuara me mistere dhe halucinacione të njerëzve.

Kurthet satanike

Njëri ndër anëtarët e kryesisë së rrethit të iluministëve, John Tod dëshmoi për lidhjet dhe shërbimet ndaj djallit: "Unë isha udhëheqës artistik i produksionit Zodiak, e cila ishte njëra ndër shoqatat më të mëdha. Ajo merrej me xhirimin dhe shumëfishimin e CD-ve dhe organizimin e koncerteve në SHBA". Pas shumë kohësh informatat e xhirimeve të fshehta, të zërave të padëgjueshme të lutjeve të djallit, dolën në publik dhe sollën panik tek producentët dhe prapavija e tyre. Ndërkohë, dëgjuesit e krishterë punuan për prishjen e popullaritetit të prodhuesve. Për këtë arsye, u hap edhe një shtëpi e re diskografike dhe u nënshkrua marrëveshja me disa grupe hard-rock. Një ndër thëniet e tyre ishte: "Nëse dëshironi të dini se sa djaj keni në shtëpi atëherë numëroni disqet hard-rock".

Mesazhet e fshehta

Kënga "Stairway To Heaven" e grupit Led Zeppelin, është kënga më e famshme në historinë e hard-rockut. Një rresht i këngës thotë "A e di, nganjëherë fjalët kanë dy kuptime" dhe me të vërtetë i gjithë teksti i këngës ka kuptim të dyfishtë. Nëqoftëse këtë këngë e kthen prapa mund të dëgjohet qartë vargu: "Ky është Satana im i dashur... ohhhh, do të këndoj sepse jetoj me Satana". Kjo është kënga numër një në historinë e hard-rockut.

Hard-Rock, origjina e muzikës satanike
Ekziston një koincidencë shumë e çuditshme. Jimmy Page është besimtar i dorëzuar pas ardhjes së satanistit Alister Crowley. Një ndër mësimet satanistike të Crowley-it është mësimi i të dëgjuarit tek njerëzit duke iu folur për së prapthi. Në këngën "Houses Of Holy" ato këndojnë: "Le të jetë kënga zoti yt, a do të jesh i kujdesshëm ndaj thirrjes së Zotit tend, oh Satana....". Shumë grupeve si: The Eagles, Pink Floyd, Alan Parsons Project, T. Rex, Rolling Stones e të tjerë, përveç muzikës shkatërruese, dëgjuesve u japin nëpërmjet një deshifrimi teknik të një regjistrimi, edhe mesazhin e fshehtë për veshin, të padëgjueshëm me qëllim destabilizimin fetar.

Fshehtas dhe haptas

Ndërkohë që metoda "backward masking" (mesazhet e fshehta për së prapthi) u sillte sukses të paimagjinueshëm grupeve më të famshme të muzikës hard-rock, disa grupe të tjera të muzikës "heavy metal" ose "death metal", i përdornin hapur fjalët kundër besimit në Zot. Ylli homoseksual i muzikës hard-rock, David Bowie në gazetën Rolling Stone (12.02.1976) e befasoi gjithë botën e muzikës me fjalët që tha: "Rocku gjithmonë ka qenë dhe do të mbetet muzika e djallit... besoj se Rock&Rolli është i rrezikshëm... kam ndjenja që po na lajmëron për diçka më të errët se sa ne". Në këngën "The Conjuring" (grupi Megadeth), mund të dëgjohet haptas misioni i hard-rockut: "Unë jam avokati i satanës, Shitës nëse do... Eja m'u bashkëngjit në ambiciet e mia për ferrin… Unë jam pronari i shpirtit tënd". Grupi Metallica në këngën e tyre "Yump in the Fire", e urdhërojnë rininë që të hidhen drejt e në ferr: "Më ndiq tani fëmija im... Vepro ashtu si po të them... Hidhu me dëshirën tënde...". Ndërkohë në këngën e tyre "The Prince" këndojnë: "Engjëll prej thellësive jam... Dua të shes shpirtin tim... Merre shpirtin tim satana… Bashkë me diamantet me të cilët je i rrethuar, Nuk ma ndien për parajsën, Për atë mos më kërko… Le të digjem në ferr… Prej ditës që do të vdes...".

Marilyn Manson mburret me faktin se, sipas tij, është ai që do të mbetet në kujtesë, si personi i cili pruri fundin e krishterizmit (Spin august 1996), shpresat e Mansonit janë: "Mendoj se sa herë që njerëzit të dëgjojnë këtë album, besimi në zotin do të zhduket nga kokat e tyre". Mansoni me vetëmburrje pohon se ka shumë më tepër njerëz të tillë nga sa mund të imagjinohet: "Unë nuk e di, nëse njerëzit e kanë kuptuar apo jo qartë atë se çfarë ne po përpiqemi të bëjmë. Nuk po mundohemi të përfaqësojmë veten tonë. Ne nuk mund të përhapim mesazhet tona personale, ato janë të diktuara". Një ndër këngët më të njohura të viteve '70 është edhe "Hotel Kalifornia" i grupit the Eagles. Shumë njerëz nuk mund ta paramendojnë as në ëndrrat e tyre se ajo këngë i kushtohet "kishës satanike", e cila është e vendosur në një hotel, në rrugicën Kalifornia. Në faqosjen e albumit, në pjesën e jashtme, është vendosur fotoja e Anton Lavey, themeluesit të "kishës satanike" dhe autorit të biblës satanike.

Larry Salter, menaxheri i këtij grupi, në gazetën "Ëaco Tribune Herald" (28.11.1982) pranoi, se The Eagels ishin të implikuar në fushën satanike. Nuk është aspak e çuditshme, duke marrë parasysh se njëra nga këngët u emërtua "Ditë e mbarë në ferr". Në këngën "Hotel Kalifornia" ata këndojnë: "Egërsia nuk mund të vritet...", duke menduar djallin. Grupi KISS, gjatë një koncerti të tyre rrëfyen, "Ne jemi prijësit e vëllezërve satanik të Amerikës. Prodhuesit e CD-ve nuk donin të botonin emrin e vërtetë të këtij grupi, sepse ai emër ishte "Kings in Satan Service" (mbretërit në shërbim të djallit). Grupi Black Sabbath gjatë koncerteve të tyre u bënin njerëzve thirrje që të pranonin djallin. Një ndër albumet e tyre e ka emrin "I shitëm shpirtat tanë për rock&roll-in". Përmendëm vetëm disa grupe të njohur në botë që i shërbejnë satanit. Sipas librit "Satanizmi në Amerikë", kjo dukuri përfaqëson ngritjen e një kulture më të lartë të adoleshentëve të rinj të SHBA-së. Studimet që bëra tregojnë se 90% e satanistëve janë adoleshentët. Dr. Paul King drejtori i programit për adoleshentët në spitalin Charter Lakeside Tennessee, thotë se 80% e pacientëve të tyre janë intriguar nga satanizmi pikërisht për shkak të muzikës që dëgjojnë. Ato thonë: "Kjo, bëhet filozofia jonë e jetës, feja jonë..."

Publikuar: 28.08.2010 | 23:04
Lexuar: 1114 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime