Njëri prej tyre është një nga futbollistët më të rëndësishëm në Britani. Tjetri është Gordon Braun, Kryeministër, sprinter i talentuar, tifoz i Raith Rovers dhe i bindur ta kthejë Kupën e Botës në Angli. U takuan në Downing Street, selinë kryeministrore, për të folur mbi sportin e shumë fusha tw tjera
Nga
Rio Ferdinand
Njëri prej tyre është një nga futbollistët më të rëndësishëm në Britani. Tjetri është Gordon Braun, Kryeministër, sprinter i talentuar, tifoz i Raith Rovers dhe i bindur ta kthejë Kupën e Botës në Angli. U takuan në Downing Street, selinë kryeministrore, për të folur mbi sportin e shumë fusha tw tjera.
Do të filloj menjëherë, pasi nuk dua tju humbas kohë. Jam i ftuari i revistës "Observer Sport".
Mrekulli.
Po, është diçka e bukur nga ana e tyre. Po lexoja se jeni tifoz i Raith Rovers.
Atëherë duhet të jeni në dijeni edhe të problemeve të këtij klubi.
Kur u bëtë tifoz me këtë skuadër?
Kur isha fëmijë, luaja futboll gjithë kohës. Nisa të shisja programe kur Raith Rovers gjendej në divizionin më të lartë dhe ndeshej me Reinxhërs, Seltikun e Aberdenin. Lojtari më i mirë që kemi pasur është Xhim Bakster, i cili u shit te Reinxhers për 17500 paund. Njerëzit nuk qenë dakord me këtë çmim. U dukej shumë i ulët. Luajti edhe me Kombëtaren, por Xhimi kishte probleme me alkoolin. E kam takuar shpesh më pas. Vdiq shumë i ri. I kemi ngritur një statujë.
Cila la qenë ndeshja e parë që keni ndjekur në stadium?
Raith Rovers-East Fife.
Si përfundoi?
Besoj se fituam ne, 2-1. Isha bashkë me babanë dhe ai kishte zakonin të duartrokiste edhe skuadrën kundërshtare kur luante mirë. Pyesja veten: Si mund ta bëjë këtë? Jemi tifozë të Raith Rovers. Kështu që kam ndjekur shumë ndeshje dhe do kisha dashur të luaja më shumë futboll. Por kështu është jeta.
Merreni sot me sport?
Dikur luaja shumë regbi dhe merrja pjesë në kampionatin skocez të atletikës. Kam luajtur shumë tenis, shumë futboll, dhe më pas u dëmtova e u detyrova të hiqja dorë.
Në cilin sport do ishit bërë profesionist?
Mendoj se në futboll, sporti më i bukur. Por luaja shumë regbi, pasi kam qenë tepër i shpejtë. Por për të qenë futbollist i mirë të duhen edhe cilësi të tjera. Ndërsa ju po kaloni një sezon të shkëlqyer.
Po, tani jemi në pozicion të mirë. Kupa e Botës për klubet na ishte kthyer në njëfarë ideje fikse, por e fituam dhe kjo na risolli besimin.
Keni futbollistë shumë të mirë.
Menaxheri për ndeshjen me Çelsin (u fitua në Old Traford 3-0 nga Mançester Junajtid) hodhi në fushë një skuadër të pabesueshme. Askush në botë nuk do kishte vepruar ashtu. Por Ferguson është gjeni, është i pabesueshëm. Kushdo do kishte hedhur në fushë Skollsin apo Karrik, por që të dy mbetën në stol.
Ndërkohë që Ferguson zgjodhi Gigsin dhe Darrel Fleçer. Është djalë i mirë Fleçeri?
Po, vërtet djalë shumë i mirë. Këtë vit ka luajtur shumë mirë. Është ndoshta futbollisti më i mirë. I bie fushës kryq e tërthor, punon shumë për skuadrën. Skocez tipik.
Mora pjesë në një stërvitje të Aleks Fergusonit para ca kohësh. Është vërtet mbresëlënës.
Flisni ndonjëherë me krerët e shteteve të tjera për skuadrat apo rezultatet?
Shumë shpesh. Shumë prej tyre janë tifozë. Kryeministri spanjoll, Zapatero, për shembull, është shumë i dhënë pas futbollit. Vetëm në Amerikë është diçka më ndryshe, pasi futbolli nuk është ngritur në nivelet më të larta. Shumë prej shteteve të reja në Evropën Lindore e shohin si rrugë për ti bërë vetes emër në arenën ndërkombëtare dhe të gjithë kryeministrat apo presidentët bëjnë të pamundurën që skuadrat e tyre të kenë sukses.
Mendoni se kriza financiare botërore do të luajë ndonjë rol në Lojërat Olimpike të vitit 2012?
Jo, po vazhdojmë ndërtimet për Lojërat Olimpike dhe po shpenzojmë para në një çast kur kërkesa për ndërtime ka rënë, kështu që ndoshta diçka e tillë mund të na vijë edhe në ndihmë. Por megjithatë, kriza mbetet diçka aspak e mirë dhe po punojmë për ti përmirësuar gjërat. Gjatë vitit të ardhshëm do ndërtojmë shumë shkolla, ku do të punësohen rreth 100 mijë vetë.
Në gjithë Anglinë?
Po, kemi vendosur të ndërmarrim një program për ndërtimin e shkollave, ashtu si ndërtime rrugësh, hekurudhash, spitalesh, në mënyrë që në një çast kur sektori i ndërtimit punon shumë pak, të hapen fronte të reja pune. Mora pjesë në ceremoninë e inaugurimit të një shkolle të enjten. Këtë moment po hapen shumë shkolla të pajisura me ambiente të shkëlqyera sportive. Pasi janë të domosdoshme për të pasur sukses, apo jo?
Kjo është ajo që beson menaxheri ynë, se detajet në dukje të parëndësishme kontribuojnë së bashku për të të kthyer në skuadrën më të mirë. Kjo ndonjëherë kuptohet me vështirësi nga njerëzit, sidomos nga lojtarët vetë.
Mirë, skuadrat nuk mund të bazohen tek aftësitë individuale apo tekat e disa futbollistëve. Gjithçka ka të bëjë me faktin se sa mirë punojnë së bashku.
Pikërisht. Por është edhe diçka e re që po bëhet gjithnjë e më shumë pjesë e futbollit. Përgatitja psikologjike.
Lojëra mendore. Si ato që bën Rafael Benitez.
Ekzakt. Edhe një pyetje të fundit. Cili sportist mendoni se do vlente si politikan?
Aleks Fergusoni do të kish qenë një politikan i shkëlqyer. Do kishte bërë shumë rrugë përpara. Menaxherët janë liderë të mirë, pasi janë në gjendje të bashkojnë individë të ndryshëm në grupe. Në të gjitha rastet, duhen plane të kujdesshme. Menaxherët drejtojnë skuadra, dhe besoj se edhe në politikë gjërat funksionojnë në të njëjtën formë. Ke gjithnjë rrotull njerëz që nuk shfaqin gjithë potencialin vetjak dhe ti duhet të gjesh mënyrën ti motivosh për tu shpalosur tërësisht. Gordon Banks më tregoi një histori të mrekullueshme për Alf Ramsin, nga koha kur ky ishte trajner i Anglisë. Ramsi u shtrëngonte duart futbollistëve të shtunën pas ndeshjes, por donte gjithnjë ti mbante peng e të mos u premtonte se do luanin edhe herës së ardhshme. Dhe Gordon Banks më tregoi se një ditë bëri gabimin ti thoshte Sër Alfit: "Shihemi herën tjetër". Dhe Alf Ramsi i tha: "Ashtu"?
Diçka e tillë të mban të tendosur gjithë kohës.
Dhe Ramsi nuk e grumbulloi në ndeshjen tjetër.
Shqip