Ministri i Mjedit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nexhati Jakupi sot dhe nesër do të marrë pjesë në Forumin strategjik të Bledit, me ftesë së ministrit slloven t Punëve të Jashtme Samuel Zhbogar.
Ministri i Mjedit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor Nexhati Jakupi sot dhe nesër do të marrë pjesë në Forumin strategjik të Bledit, me ftesë së ministrit slloven t Punëve të Jashtme Samuel Zhbogar.
Në Forumin e organizuar për të pestën herë nga Ministria e Punëve të Jashtme të Republikës së Sllovenisë në bashkëpunim me Qendrën për perspektiva evropiane, përfaqësuesit qeveritar, prëfaqësuesit nga sektopri i biznesit dhe përfaqësues tjerë të lartë, do të diskutojnë për sfidat kryesore të dekadës.
Me titull "Perspektiva globale për dekadën në vijim" do të debatohet për tranzicionin drejt burimeve të reja të energjisë, sfidat në sektorin - ujërat, revitalizimin e ekonomisë, ardhmërinë e internetit. Gjithashtu, do të këmbehen përvojat dhe qëndrimet rreth rolit të BE-së në botën multipolare dhe Ballkani Perëndimor.