E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Enkas erdhëm, fëmijët po i dërgoj në kopshtin zoologjik për ti parë luanët, gjithçka që është impozante është e bukur po edhe të jetë imitim ose diçka tjetër, ne jemi dakord ti kemi. Enkas erdhëm pse jo”. “Për përmendore veç duke dhënë pare, njerëzit pa punë, krejt fabrikat i ka lënë pa punë”.
“Shkupi 2014”, Luanėt rrisin ndasitė etnike











Gjatë mëngjesit të sotëm u vendosën edhe dy statujat e luanëve në pjesën veriore të urës Goce Dellçev, në afërsi të Qeverisë. Kostoja e katër luanëve është 1 milion e 150 mijë euro, ata peshojnë nga 5 tonë dhe janë 5 metër të gjatë.

Qytetarët të cilët kalonin përreth statujave, jepnin mendime të ndryshme.

“Po na frikojnë, nuk na pëlqejnë hiç, por pa e pyet popullin i kanë vëndu dhe nuk kemi çka bëjmë. Kishte mund shumë mu bë, jo pak, kishin mundur me ndërtua ndonjë fabrikë e me punësuar njerëz, papunësi e madhe”.

“Enkas erdhëm, fëmijët po i dërgoj në kopshtin zoologjik për ti parë luanët, gjithçka që është impozante është e bukur po edhe të jetë imitim ose diçka tjetër, ne jemi dakord ti kemi. Enkas erdhëm pse jo”.
“Për përmendore veç duke dhënë pare, njerëzit pa punë, krejt fabrikat i ka lënë pa punë”.

“Shumë bukur, punë e mirë, Shkupi vërtet do të ketë përmendore të shkëlqyera”.

“Po duket sikur në Sofje, Bullgari. Sofja mendon si ti heq luanët e ne mendojmë se si ti vendojmë. Mendoni se me këtë do ta ruajmë identitetin ose emrin? Duhet të koncentrohemi drejt Evropës. E hoqën flamurin, do ta ndërrojnë edhe emrin, do ti heqin edhe këta, vendosni shqiponjën shqiptare dhe askush nuk do ta heq”.

“Pse jo, të gjitha shtetet që i kemi shëtitur kanë shënimet e tyre e tash luanët le ta prezantojnë vendin tonë”.

Derisa po realizohet projekti “Shkupi 2014”, partitë shqiptare e hedhin fajin tek njëra-tjetra se cila ka më tepër faje. Ndërsa, në kuadër të këtij projektit, parashihet edhe vendosja e përmendoreve të Pjetër Bogdanit, Josif Bagerit dhe Nexhat Agollit. Melihate Rustemi
Shkupi 2014
Shkupi 2014

Publikuar: 29.08.2010 | 23:51
Lexuar: 1079 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime