Ndryshimin e madh ajo e bëri në xhirimet e klipit të saj veror me titullin Le të jetë, që u publikua disa javë më pare në kanalet muzikore.
Nëse mbani mend një vajzë të vogël dhe të brishtë, tani harrojeni! Samanta Karavella, 20-vjeçare ka lënë pas përfundimisht portretin e vajzës së vogël që emocionohej në garën e Etheve për tu shfaqur tashmë si një femër me linja të bukura dhe shumë sexy. Siç e shihni në këtë foto, këngëtarja e veshur me bikini ngjyrë pink pozon si një profesioniste e vërtetë duke i dhënë pompozitet trupit, gjë që se kishte bërë asnjëherë më parë.
Ndryshimin e madh ajo e bëri në xhirimet e klipit të saj veror me titullin Le të jetë, që u publikua disa javë më pare në kanalet muzikore. Ajo u shfaq për herë të parë me bikini në këtë klip të nxehtë, xhirimet e të cilit u realizuan në plazhin e Dhërmiut. Kënga e rrymës r&b house u kompozua nga Big Basta dhe u orkestrua nga Edlir Begolli.
Klipi ka sekuenca shume të bukura, të një aventure që ndodh në plazh. Pas këtij klipi Samanta u fotografua nga paparaci i Panorama Plus, ndërsa pushonte me shoqërinë e saj në pishinat e Tiranës.