E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Pazari politik në rrethin e dytë zgjedhore të zgjedhjeve presidenciale do të jetë më tepër një pazar për t’iu vardisur partisë maqedonase në pushtet, se sa një pazar serioz i cili pas do të mbante etiketën shqiptare, thonë ekspertët politik shqiptar
Filozofia e humbjes, s’duron kushte













Driton Dikena

Pazari politik mes shqiptarëve dhe presidentit të ardhshëm të Maqedonisë në rrethin e dytë zgjedhore do të jetë një pazar i vogël, sa për sy e faqe, dhe krejt kjo për shkak se, partitë politike me kandidatët e tyre që në fazën e parë e degraduan politikën shqiptare, duke krijuar një konfuzion e assesi strategji.
Këto vlerësime japin ekspertët politik për zgjedhjet presidenciale të cilat do të përfundojnë pa asnjë rezultat konkret.

“Me katër kandidatë shqiptarë, kultivohet filozofia e humbjes. Humbësi asnjëherë nuk mund të krijojë kushte dhe as të vërë kushte”, thekson analisti Alajdin Demiri i cili shton se partitë politikë këtë me apo pa vetëdije e bëjnë për testim të rejtingu partiajak se sa për interesa shqiptare.

“Në pyetje është testimi i vetvetes sepse në raundin e dytë nuk do të dinë të kenë kërkesa sepse gara e dy kandidatëve në rrethin e dytë nuk do të jetë garë që do të varet nga shqiptarët”, thekson Demiri.
Sipas tij, po të ishin pozicionuar partitë politike shqiptare, rreth një kandidati dhe të kishin arritur koncenzus partiak për kërkesat nga presidenti i ardhshëm, ata do të ishin obligative për presidentin e ardhshëm mirëpo kështu edhe një herë vota shqiptare zhvlerësohet edhe atë vetë nga partitë politike shqiptare

“Nuk duhet të krijohen iluzione se raundi i dytë do t’i faktorizoj shqiptarët, se do të ketë një kërkesë konstruktive, ndoshta do të bëhet pazare për interesa të ulëta grupore me të cilin koncept edhe hynë partitë politike në këtë garë”, shton Demiri, i cili duke folur në mënyrë hipotetike, kuptohet nëse vota shqiptarë do të ishte faktor vendimtarë atëherë shqiptarët duhet të kërkonin ligj që varet nga kryetari e jo nga parlamenti , funksionimi i zyrës së kryetarit dhe kompetencat, shumë instanca në presidencë të cilat mund të prodhojnë shumë pozitivitet për shqiptarët dhe kërkesa të tjera.

Të njëjtin mendim e jep edhe analisti tjetër Rizan Sulejmani. Sipas tij, shpërndarja e votave nëpër shumë kandidat e ulë shumë pazarin e shqiptarëve dhe ka gjasa të mos ketë pazar fare.
“Pesha e votës shqiptare tani është shumë minore nëse gjithë mbesin në lojë. Kjo tregon më shumë konfuzion se sa një strategji”, thekson Sulejmani.

Sipas tij, e gjithë fushata zgjedhore do të fokusohet në dy çështje. Emri dhe integrimi evropian.
“Unë mendoj se shqiptarët po të kishin dashtë të demonstrojnë forcë dhe vullnet duhet të dilnin me një kandidat të pavarur dhe program të unifikuar për emrin, integrimet dhe aty do të demonstroj vullneti politik”, thekson Sulejmani.

Sipas tij, pas kësaj çdo kryetarë shteti duhet të kishte si vullnet të detyruar politik ën konceptin e tij politik edhe strategjinë shqiptare.

Po, sipas të dyve, pazari politik në rrethin e dytë zgjedhore të zgjedhjeve presidenciale do të jetë më tepër një pazar për t’iu vardisur partisë maqedonase në pushtet se sa një pazar serioz i cili do të mbante etiketën shqiptare.


Publikuar: 03.02.2009 | 17:58
Lexuar: 700 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime