Gazeta shkruan se Ukë Rugova e ka bërë të qartë si loti se atij zemra më fort i rahhë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, subjekt të cilin e ka ngritur babai i tij, në rrethana krejt të ndryshme prej këtyre sotshmeve.
Ukë Rugova, djali i Presidentit Historik Ibrahim Rugova, në një intervistë për Express publikoi vendimin e tij për tu futur në politikë. Pas një varg dezertimesh që i kanë ndodhur kohëve të fundit, Lidhjes Demokratike të Kosovës i ka ardhur momenti për të festuar. Gjatë muajit shtator ajo do ta rekrutojë personalitetin e vitit.
Gazeta shkruan se Ukë Rugova e ka bërë të qartë si loti se atij zemra më fort i rahhë për Lidhjen Demokratike të Kosovës, subjekt të cilin e ka ngritur babai i tij, në rrethana krejt të ndryshme prej këtyre sotshmeve.
Si familje nuk kemi asgjë kundër që të gjitha ato subjekte që dëshirojnë të përfitojnë nga filozofia rugoviane, ta bëjnë këtë. Edhe ne jemi të bindur se kontributi i Presidentit Rugova ka qenë përtej partive politike, ka thënë Ukë Rugova djali i dytë i Presidentit Rugova, i cili tashmë e ka ndarë mendjen që kah muaji shtator të trokasë në dyert e nëndegës së LDK-së në Velani, për tu bërë pjesë e garave të brendshme partiake. Unë i takoj Lidhjes Demokratike të Kosovës, thotë ai.