Zgjedhjet në Maqedoni, patjetër të jenë fer dhe demokratike, sepse nga suksesi i zgjedhjeve do të varet edhe ardhmëria e Maqedonisë. Ka qenë kjo porosia e parë e ambasadorit të OSBE-së në Shkup, Jose Luis Herrero, dy javë pasi ka marrë postin e ri në Maqedoni.
Ambasadori i ri i OSBE-së në Shkup me porosi
Edhe ne do të jemi pjesë e atij faji, tha Herrero, i cili shtoi se është koha që Maqedoni të implementojë rekomandimet e ODIHR-it dhe OSBE-së
Fami Bajrami
Zgjedhjet në Maqedoni, patjetër të jenë fer dhe demokratike, sepse nga suksesi i zgjedhjeve do të varet edhe ardhmëria e Maqedonisë. Ka qenë kjo porosia e parë e ambasadorit të OSBE-së në Shkup, Jose Luis Herrero, dy javë pasi ka marrë postin e ri në Maqedoni.
Sipas tij, interesi më i madh për momentin në Maqedoni është të organizojë zgjedhje sipas standardeve ligjore.
Ne do të bëjmë maksimum që të ndihmojmë në organizimin sa më të mirë të këtyre zgjedhjeve mirëpo ne jemi roli ndihmës këtu ndërsa rolin kryesorë përsëri e kanë institucionet e vendit, ka thënë Herrero, pas takimit njoftues që pati me gazetarë.
Herrero potencoi se suksesi i zgjedhje do të varet edhe nga ajo se çfarë fushate do të zhvillohet, ndërsa porositi që tu iket akuzave, parregullsive dhe incidenteve.
Për dështimin e zgjedhjeve do të jemi fajtorë të gjithë, Qeveria, institucionet, partitë politike, organizatat qeveritare, shoqëritë e ndryshme qytetare, theksoi Herrero duke mos amnistuar edhe faktorin ndërkombëtarë që të do ndihmojë në mbajtjen e zgjedhjeve.
Edhe ne do të jemi pjesë e atij faji, tha Herrero i cili shtoi se është koha që shteti të implementojë rekomandimet e ODIHR-it dhe OSBE-së.
Ai bëri me dije se gjatë javëve në vijim, OSBE dhe ODIHR, do të udhëtojnë në shumë qytete që të flas me liderët lokal që edhe ata të garantojnë dhe të angazhohen për zgjedhje të lira dhe demokratike.
Do të përqendrohemi në ato komuna ku ka potencial apo rrezikshmëri më të lartë për incidente, potencoi ambasadori i OSBE-së, i cili tha se hartën e vendeve me rrezikshmëri më të lartë e ka nga zgjedhjet e qershorit të vitit 2008.
Maqedonia nuk duhet të lejojë që të përsëriten incidentet, të cilat ishin të pranishme në zgjedhjet e fundit parlamentare që u mbajtën më një qershor të vitit 2008, është në interes të të gjithëve që këto zgjedhje të jenë demokratike ndërsa liderët politik për çdo takim me qytetarë duhet ta japin këtë porosi, shtoi Herrerro i cili po ashtu porositi mediat që të jenë më transparente, me të balansuara në plasimin e informatave dhe më shumë pluraliste.
Ambasadori i ri i OSBE-së, premtoi se do të fillojnë me implementimin e një numri të madh të projekteve për të trajnuar të gjithë personat që në mënyrë direkte do të jenë të kyçur në organizimin e këtyre zgjedhjeve, ndërsa shumë shpejt do të filloj me punë edhe misioni vëzhgues i ODHIR-it ku pritet që të angazhoj mbi 300 vëzhgues gjatë ditës së zgjedhjeve.