Rimëkëmbja ekonomike e cila ishte premtuar më parë gjatë vitit, është duke u paraqitur më e zbehtë. Rritja në ekonominë më të mëdha botërore mes prillit dhe qershorit është ulur në 1,6% nga 2,4% që ishte një normë vjetore.
Shifrat më të fundit nga SHBA-të sugjerojnë se ekonomia e këtij vendi është rritur në ritmin vjetor prej 1 pikë 6 përqind që do thotë më pak se afër 1 përqind të asaj që kishte parashikuar qeveria.
Departamenti amerikan i tregtisë ka konfirmuar atë që shumë njerëz tashmë e kishin ndjerë.
Rimëkëmbja ekonomike e cila ishte premtuar më parë gjatë vitit, është duke u paraqitur më e zbehtë. Rritja në ekonominë më të mëdha botërore mes prillit dhe qershorit është ulur në 1,6% nga 2,4% që ishte një normë vjetore.
Një gjë që kontribuojë në këtë ngadalësim ishte edhe rritja të importeve, konsumatorët amerikanë kanë sjellë më shumë mallra të huaj se sa që kanë shitur jashtë vendit.
Disa njoftime të zymta më të fundit tregojnë gjithashtu se tregu i shtëpive është ende i dobët dhe se shumë biznese të vogla që ende konsiderohen si shtylla kurrizore e ndonjë ringjalljeje ekonomike janë ende duke u përballur me probleme për të marrë kredi të favorshme biznesi.
Kjo paraqet një problem për kryetarin e Rezervave Federale( Bankës Qendrore Amerikane), Ben Bernanke.