E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ka qenë në funksione të ndryshme në komunën e Strugës, anëtar i këshillit ekzekutiv të Kuvendit të RSM-së, gjykatës në Gjykatën kushtetuese, si dhe viceguvernator i Bankës popullore të Maqedonisë.
Vdiq Beqir Zhuta














Në moshën 75-vjeçare, mbrëmë pas sëmundjes së gjatë vdiq Beqir Zhuta, ekonimist dhe politikan, nënkryetar i Qeverisë së parë të Maqedonisë së pavarur, funksion të cilin e ka kryer gjatë dy mandateve nga 1991-1998, kur për shkak të problemeve shëndetësore tërhiqet nga politika.

Beqir Zhuta ka lindur në fshatin strugan Veleshtë më 22 shtator të vitit 1935.

Ka diplomuar në Fakultetin ekonomik në Shkup në vitin 1962 dhe ka doktoruar në sferën e financave.

Ka qenë në funksione të ndryshme në komunën e Strugës, anëtar i këshillit ekzekutiv të Kuvendit të RSM-së, gjykatës në Gjykatën kushtetuese, si dhe viceguvernator i Bankës popullore të Maqedonisë.

Varrimi i tij do të bëhet sot në orën 16 në varrezat e qytetit Butel.

Publikuar: 30.08.2010 | 17:55
Lexuar: 647 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime