Çmimi i ri i Eurosuperit BS-95 arrin 66,50 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet për 68, ndërsa Eurodizeli (D-EV) për 56 denarë për litër. Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amviseri (EL-1) ulet për 2 denarë dhe do të kushtojë 44,50 denarë për litër.
Benzinat dhe dizeli lirohen për 1,5 denarë për litër, vendosi sot Komsioni Regullator për Energjetike (KRE)
Me vendimin bëhet ulja e çmimeve rafinerike dhe çmimeve me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht për 4,25 respektivisht për 2,97 për qind.
Çmimi i ri i Eurosuperit BS-95 arrin 66,50 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet për 68, ndërsa Eurodizeli (D-EV) për 56 denarë për litër. Çmimi me pakicë i vajit ekstra të lehtë për amviseri (EL-1) ulet për 2 denarë dhe do të kushtojë 44,50 denarë për litër.
Me vendimin e KRE-së për 1.255 denarë për kilogram ulet edhe çmimi me pakicë i mazutit M-1 NS i cili tani do të shitet për 32,225 denarë për kilogram.
Si arsye për uljen e çmimeve të derivateve të naftës nga KRE-ja i theskojnë për 7,73 për qind çmimin më të ulët të naftës së papërpunuar në tregun botëror në 14 ditët e kaluara dhe për 3,13 për qind kursin më të lartë të dollarit në krahasim me denarin.