Zonja Narvaez i tha BBC-së, se psikologët e kishin këshilluar atë dhe të afërmit e tjerë, që të ruanin qetësinë e të mos shprehnin shumë emocione gjatë bisedave.
Mund te duhen muaj, derisa minatorët të nxirren nga nëntoka
Minatorët që kanë mbetur nën tokë në Kili për më shumë se tre javë, kanë kontaktuar për herë të parë me telefon me të afërmit e tyre.
33 minatorët folën me rradhë me familjet e tyre, nga një minutë secili.
Carola Narvaez, tha se bashkëshorti i saj, Raul, ishte në gjendje të mirë.
Zonja Narvaez i tha BBC-së, se psikologët e kishin këshilluar atë dhe të afërmit e tjerë, që të ruanin qetësinë e të mos shprehnin shumë emocione gjatë bisedave.
Mund të duhen muaj të tërë derisa skuadrat e shpëtimit të arrijnë tek minatorët që kanë mbetur nën tokë.