E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për momentin punohet rrugë nga breza për tek ”tre ujërat” në largësi prej 3.5 kilometër dhe që do kushtoj 15.000 euro në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes.”, thotë Irfan Hazari, përgjegjës i menaxhimit me resurse në Komunën e Tearcës.
Komuna e Tearces, fshat turistik pėr turizėm malor nė Sharr











Me qëllim të zhvillimit të turizmit malor dhe shpalosjes së një pjese të bukurive të Sharrit, Komuna e Tearcës, ka filluar punimet për ndërtimin e një fshati turistik në lartësi mbidetare prej 1700 metra.

“Komuna e Tearcës që nga 2009 ka filluar planin urbanistik për vikend rajonin e ”tre ujërat” me sipërfaqe prej dy hektarë. Është përgatitja dhe kemi planin ideor urbanistik dhe në atë vend kanë filluar përgatitjet për ngritjen e vendbanimit turistik që do jetë për rajonin më të gjërë të komunës tonë.

Për momentin punohet rrugë nga breza për tek ”tre ujërat” në largësi prej 3.5 kilometër dhe që do kushtoj 15.000 euro në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes.”, thotë Irfan Hazari, përgjegjës i menaxhimit me resurse në Komunën e Tearcës.

Në këtë fshat turistik do të ngriten disa vikendshtëpiza, që do t'i ofrohen me qira apo për blerje turistëve të vendit dhe të jashtëm. Nga komuna e Tearecës thonë se të interesuar për vikendshtëpiza ka shumë dhe prej tani është paraqitur nevoja e zgjerimit të lokalitetit.

“Qëllimi përfundimtar i komunës është zhvillimi i turizmit malorë në komunën e Tearcës pasi që ka shumë vende të bukura në malin Sharr në përgjithësi por në rajonin tonë ekziston edhe liqeni i Brezës dhe është një vend i pasur edhe me kullota edhe me bimë mjekuse që presim të tërheq një numër të madh të vizitorëve”, shton Irfan Hazari.

Faza e parë e punimeve ka përfunduar , ndërsa në Shtator pritet të fillojë faza e dytë e hapjes së rrugës, ndërsa punët realizohen në bashkëpunim me Ministrinë e Mbrojtjes së Maqedonisë.
Bashkim Sulejmani

Publikuar: 30.08.2010 | 19:03
Lexuar: 697 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime