Me këtë ministri Besimi theksoi se Maqedonia i shpreh angazhimet e saj të fuqishme në drejtim të sigurimit të rrethimit më të mirë afarist dhe ekonomik me qëllim që Maqedonia të njihet si biznes destinacion i rëndësishëm.
Në kuadër të vizitës zyrtare në Odën zejtare Koblenz, ministri i Ekonomisë Fatmir Besimi sot u takua me kolegun e tij gjerman, Rajner Bruderle.
Siç kumtoi Ministria e Ekonomisë, Besimi ia prezantoi Bruderles situatën makroekonomike në Republikën e Maqedonisë për vitin 2010 dhe aktivitetet reformiste që i ndërmerr Qeveria, angazhimet e pasqyruara përmes indikatorit Duing biznis, ku Maqedonia është ranguar në tre vendet e para, si top reformatorë në botë.
Me këtë ministri Besimi theksoi se Maqedonia i shpreh angazhimet e saj të fuqishme në drejtim të sigurimit të rrethimit më të mirë afarist dhe ekonomik me qëllim që Maqedonia të njihet si biznes destinacion i rëndësishëm.
Ministri Besimi dërgoi urime deri te ministri gjerman për mënyrën dhe shpejtësinë, me të cilën vendi i tij ballafaqohet me krizën financiare. Njëheri theksoi se kjo është pozitive edhe për Maqedoninë, duke marrë parasysh se Gjermania është partneri i dytë më i madh i yni në këmbimin tregtar.
Besimi shkurt i prezantoi edhe përcaktimet strategjike të Qeverisë për sektoret energjetikë, industri dhe turizëm. Duke u përqëndruar në rëndësinë e konkurrencës së ekonomisë së Maqedonisë, posaçërisht në drejtim të zvogëlimit të papunësisë dhe deficitit tregtar, Besimi propozoi që Ministria gjermane e Ekonomisë të dërgojë ekspertë të saj, të cilët së bashku me profesionistët nga Maqedonia së pari do ta analizojnë situatën lidhur me konkurrencën dhe pastaj do të përgatisin program për përmirësimin e konkurrencës së ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Ministri Besimi ngriti edhe iniciativë për heqjen e tatimit të dyfishtë me qëllim të përparimit të marrëdhënieve mes dy vendeve, ndërsa kolegu i tij gjerman pranoi të angazhohet që kjo të zgjidhet në periudhë sa më të shkurtër.
Ministri Bruderle ka shprehur falënderim për vlerësimin pozitiv të qasjes së RF të Gjermanisë lidhur me zhvillimin e ekonomisë dhe mënyrës, në të cilën Gjermania ballafaqohet me krizën më të madhe financiare në historinë e njeriut.
"Fakti se Maqedonia shikon model të suksesshëm në Odën e zejtarëve Koblenz, posaçërisht na inkurajon si vend që të hapërojmë edhe më fuqishëm përpara, e njëheri ne si vend jemi të gatshëm që këtë vullnet pozitiv te ne ta përkrahim me qëllim që të kontribuojmë ndaj përmirësimit të strukturës ekonomike dhe përforcimit të konkurrencës së ekonomisë së juaj, duke marrë parasysh se sekreti i fuqisë sonë ekonomike është në konkurrencën e ekonomiës sonë, të cilën ne me mund e kemi arritur si vend", tha Bruderle.
Të dy ministrat u pajtuan që të realizohet tuining projekt, me qëllim të transmetimit të përvojave gjermane përmes krijimit të qasjes programore në përkrahjen dhe zhvillimin e konkurrencës së prodhimeve dhe shërbimeve të Maqedonisë.