E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjeni i ri me emrin "Nju Delhi matalo beta-laktamaza" apo NDM-1 gjendet në bakteriet rezistente ndaj pothuajse të gjithë antibiotikëve ekzistues, duke përfshirë edhe më të fortit nga grupi i quajtur karbapenemi.
Superbakteria pėrhapet nėpėr botė











Shkencëtarët zbuluan një gjen të ri mes bakterive i cili është shumë rezistent edhe ndaj antibiotikëve më të fortë. Ekspertët paralajmërojnë se superbakteria, e cila për herë të parë është gjetur në Indi dhe në pjesa të tjera të Azisë Jugore, është paraqitur edhe te disa pacientë në Evropë dhe SHBA dhe është shkak për infeksionin vdekjeprurës të mushkërive dhe infeksioneve në traktin urinar.

Superbakteria është zbuluar te një pacient nga Britania e Madhe, nga SHBA, nga Australia, nga Kanada dhe Holanda. Të gjithë ata kanë qëndruar në Indi, duke i përdorur shërbimet e lira shëndetësore.

Gjeni i ri me emrin "Nju Delhi matalo beta-laktamaza" apo NDM-1 gjendet në bakteriet rezistente ndaj pothuajse të gjithë antibiotikëve ekzistues, duke përfshirë edhe më të fortit nga grupi i quajtur karbapenemi.

Shkencëtari britanik Dejvid Livermor i cili ndihmoi në identifikimin e gjenit, përmend se do të jetë i vështirë mjekimi nëse bakteria përhapet.

"Nuk bëhet fjalë për përhapjen e një bakterie por bëhet fjalë për përhapjen e rezistencës midis bakterive. Dhe qëndrueshmëria e tillë i përfshin edhe karbarenemitë", antibiotikët më të fuqishëm dhe më të sigurt për shumë infeksione, potencoi Livermor.

NDM1 është dukuri e shpeshtë në spitalet e Bangladeshit, në Pakistan dhe në Indi ku përhapet përmes ujit të pijshëm të infektuar.

Publikuar: 30.08.2010 | 20:45
Lexuar: 368 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime