Duke e shprehur këtë pikëpamje në forumin e sivjetmë në Bled të Sllovenisë, që i dedikohet zhvillimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Serwer tha se Serbia, duke ndryshuar politikën e saj themelore, zhbllokon perspektivën evropiane edhe për Bosnjen e Hercegovinën.
Daniel Serwer, ekspert në Institutin Amerikan të Paqes, ka thënë të hënën se Serbisë i duhet të ndalojë së luftuari për atë që është humbur qysh në kohën e Slobodan Milosheviqit, mbi të gjitha Kosovën, dhe ti kthehet perspektivës së saj evropiane.
Duke e shprehur këtë pikëpamje në forumin e sivjetmë në Bled të Sllovenisë, që i dedikohet zhvillimit të marrëdhënieve ndërkombëtare, Serwer tha se Serbia, duke ndryshuar politikën e saj themelore, zhbllokon perspektivën evropiane edhe për Bosnjen e Hercegovinën.
Ministri i Kosovës për Integrime Evropiane, Besim Beqaj, i cili gjithashhtu po merr pjesë në forumin e Bledit, ka thënë se Prishtina pret nga Brukseli stimulim të fortë kur bëhet fjalë për kapjen e trenit për në BE.