E mërkurë, 21.11.2018
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Për sigurimin e materialeve të nevojshme për restaurimin e Kullës së Sahatit do të harxhohen 7.500 euro, prej të cilave 5000 euro i siguron TIKA, ndërsa 2500 euro sponsorë të ndryshëm nga qyteti. Realizimin e punëve, pa kompensim do ta bëjë ndërmarrja “Lisi com”, pronari i së cilës ishte edhe iniciues i këtij projekti.
Gostivar: Fillon restaurimi i Kullës së Sahatit





Simboli i qytetit, Kulla e Sahatit, së shpejti do të fitojë pamje të re, por duke ruajtur veçoritë e saja. Kjo vjen si iniciativë e qytetarëve që gjeti mbështetje në Komunën e Gostivarit dhe Agjencinë turke për zhvillim ndërkombëtar – TIKA.

Për sigurimin e materialeve të nevojshme për restaurimin e Kullës së Sahatit do të harxhohen 7.500 euro, prej të cilave 5000 euro i siguron TIKA, ndërsa 2500 euro sponsorë të ndryshëm nga qyteti. Realizimin e punëve, pa kompensim do ta bëjë ndërmarrja “Lisi com”, pronari i së cilës ishte edhe iniciues i këtij projekti.

Kulla e Sahatit është ndërtuar gjatë periudhës së Perandorisë Osmane, më saktësisht në vitin 1566. Me restaurimin aktual, do të pastrohet brendësia e saj, në majën e saj do të vendoset një yll dhe do të vendoset ndriçim bashkëkohor.

Publikuar: 31.08.2010 | 01:11
Lexuar: 2058 herë
Printo PDF format Shto në,..

Komentet

Ndalohet përdorimi i gjuhës denigruese dhe fjalëve ofenduese ndaj individëve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet që s`kanë të bëjnë me temën e artikullit. Moderatorët mbajnë të drejtën e fshirjes së komenteve që thyejnë rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime