- Mediat rumune theksojnë se ndaj Shqipërisë, trajneri Luçesku, ka
mundësi për disa eksperimente, duke u nisur nga një sulm me tre
lojtarë: Bogdan Stancu, Daniel Nikuale dhe Ciprian Marika -.
Gjergji Mima
- Rumania nisi sot përgatitjet për eliminatoret e Kampionatit Europian 2012, ku kundërshtari i parë i saj është Shqipëria (3 shtator), përpara se të përballet me
Bjellorusinë (7 shtator) në transfertë.
Mediat rumune shkruajnë se Rumania kërkon pikët maksimale nga këto dy
takime, por në rast dështimi të këtij objektivi, trajneri Razvan
Luçesku do të ishte i lumtur me një pikë në Paris kundër Francës,
favorites së grupit D.
Gjithsesi, Luçesku, ka jo pak mungesa prej lojtarëve të dëmtuar, si
dhe futbollistë të tjerë në formë jo të mirë. Kështu, trajneri rumun
është i shqetësuar në lidhje me formën e portierit Bogdan Lobont, i
cili luan të Roma, ndërkohë që kapiteni Kristian Kivu nuk do të luajë
kundër Shqipërisë për shkak të kartonit të kuq të marë në ndeshjen
kundër Serbisë.
Mediat rumune theksojnë se ndaj Shqipërisë, trajneri Luçesku, ka
mundësi për disa eksperimente, duke u nisur nga një sulm me tre
lojtarë: Bogdan Stancu, Daniel Nikuale dhe Ciprian Marika.
Rumania e ka fituar 6-1 ndeshjen e fundit kundër Shqipërisë, takimi
përmbyllës i eliminatoreve të të Euro 2008-s, ndërsa takimin në Tiranë
e fitoi 2-0.