E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

- Shqipëria do të luajë më 3 shtator kundër Rumanisë në transfertë dhe më 7 shtator me Luksemburgun në Tiranë -
Debatik Curri: Ndaj Rumanisė pėr paraqitje pozitive





Gjergji Mima

- Mbrojtësi i Kombëtares, Debatik Curri, beson se Shqipëria i ka të gjitha mundësitë për të bërë një paraqitje pozitive kundër Rumanisë, ndaj së cilës në ndeshjen e fundit
për eliminatoret e Euro 2008-s humbëm 6-1.

Debatik Curri, karriera ndërkombëtare e të cilit me fanellën e
përfaqësueses daton më 22 mars të vitit 2006 në barazimin 0-0 me
Gjeorgjinë në "Qemal Stafa" (atëherë nën drejtimin e Hans Peter
Briegelit), në prag të nisjes së eliminatoreve të Kampionatit Europian
2012, tha në një prononcim telefonik për ATSH-në se, "natyrshëm që
pretendojmë një paraqitje të mirë.

Vijmë pas disa rezultateve pozitive (pesë miqësore të suksesshme) dhe besoj se kemi dhe motivimin e duhur. Dëshirojmë të tregojmë se ky grup lojtarësh mund të zhvillojë lojëra
të bukura".

Curri, i cili tani luan në Turqi me Gençlerbirligi, golin e tij të
vetëm më përfaqësuesen e ka shënuar kundër Holandës në kualifikueset e
Euro 2008-s (11 tetor 2006, 2-1).

Shqipëria do të luajë më 3 shtator kundër Rumanisë në transfertë dhe
më 7 shtator me Luksemburgun në Tiranë.
/s.s./

Publikuar: 31.08.2010 | 04:50
Lexuar: 504 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Ruzhdi Sadiku (01/09/2010 23:03:34) Suksese skuadra Kombetare. Ju deshiroj paraqitje dinjitoze dhe permiresim te imazhit karshi kundershtarit te papershtatshem. Do te ju duam prape edhe nese ndodh e kunderta. Suksese ....

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime