E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ndërkohë kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve shqiptar Nuhi Dardhishta, u bëri thirrje mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave që të bojkotojnë librin e gjeografisë deri në tërheqjen e tij të plotë.
Lindita Qazimi: Do tė rishikohet libri i Gjeografisė






Brenda disa ditësh do të zgjidhet problemi me librin skandaloz të Gjeografisë, për vitet e dyta të shkollave të mesme.

Zëvendësministrja për Arsim, Lindita Qazimi theksoi se tashmë është formuar komisioni i recensentëve që do të rishikojë librin e Gjeografisë kurse brenda disa ditëve do të merret vendimi nëse libri do të tërhiqet plotësisht nga përdorimi apo vetëm do të përmirësohen disa pjesë të tij. Sipas Qazimit, në komisionin e recensentëve marrin pjesë edhe profesorë shqiptarë nga Universiteti Shtetëror i Tetovës.

“Kemi sjell vendim që të bëhet e njejta procedurë siç ishte rasti me librin “Shoqëria”, kështu që edhe për librin e gjeografisë duke u nisur nga lëshimet e shumta që përmbante ai libër edhe pse 8 vite ishte në përdorim nëpër shkollat me mësim në gjuhën shqipe, morëm vendim që të formohet komision i veçantë i cili do të shqyrtojë tekstin dhe do të presim vendimin e atij komisioni a do të tërhiqet tërësisht gjeografia nga përdorimi apo vetëm do të përmirësohen ato pjesë të librit në të cilat ishin më të theksuara këto gabimet”, thotë Lindita Qazimi, zëvendësminister për Arsim.

Ndërkohë kryetari i Lidhjes së Arsimtarëve shqiptar Nuhi Dardhishta, u bëri thirrje mësimdhënësve dhe drejtorëve të shkollave që të bojkotojnë librin e gjeografisë deri në tërheqjen e tij të plotë.

“Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë kërkon nga të gjithë arsimtarët, profesorët e gjeografisë që japin vitin e dytë dhe nga drejtorët e shkollave të mesme gjimnaze që këtë libër ta heqin nga përdorimi, pra ky libër nuk guxon të përdoret për këtë vit shkollorë”, thotë Nuhi Dardhishta.

Ky vendim i Ministrisë së Arsimit erdhi si rezultat i reagimeve të shumta në opinion pasi Alsat-M mësoi se në librin e gjeografisë për vitin e 2 të shkollave të mesme thuhet se vendosja e shqiptarëve në Maqedoni ka filluar para 220 vjetëve, nga Shqipëria dhe Kosova, dhe se kjo dyndje që akoma vazhdon, është e rrezikshme për Maqedoninë. Gjithashtu në këtë libër me përmbajtje skandaloze thuhet se ka fise shqiptare që kanë prejardhje maqedonase, turke, rome apo edhe çerkeze.

Publikuar: 31.08.2010 | 12:27
Lexuar: 732 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime