E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Agjencia ndërkombëtare turistike dhe ekonomike, Helium, fton kompanitë e huaja të investojnë në Shqipëri, duke vlerësuar kushtet e favorshme për bizneset apo pasuritë e paluajtshme. Duke vlerësuar reformat e qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe mafias, agjencia Helium thekson se organizata bankare botërore kanë investuar në Shqipëri mbi 500 milionë euro investime, duke rritur premisat për projekte të mëtejshme.
Mbi 500 milionė euro investime falė luftės kundėr korrupsionit e mafias




Helium-investitorëve: Ktheni sytë nga Shqipëria, kushte të favorshme për suksesin e bizneseve.

Agjencia ndërkombëtare turistike dhe ekonomike, Helium, fton kompanitë e huaja të investojnë në Shqipëri, duke vlerësuar kushtet e favorshme për bizneset apo pasuritë e paluajtshme. Duke vlerësuar reformat e qeverisë në luftën kundër korrupsionit dhe mafias, agjencia Helium thekson se organizata bankare botërore kanë investuar në Shqipëri mbi 500 milionë euro investime, duke rritur premisat për projekte të mëtejshme. "Në Shqipëri, dritaret e mundësive janë të shumta aq më tepër që vendi aspiron integrimin në Bashkimin Evropian në vitin 2014. Organizata bankare botërore kanë vendosur një pjesë të madhe të investimeve të tyre aty, ndërkohë që infrastruktura e vendit sa vjen dhe përmirësohet. Investimet e huaja në Shqipëri kanë ardhur nga OPEC, Banka Evropiane e Investimeve, Bashkimi Evropian, Banka Evropiane për Rindërtim, Banka Japoneze për Bashkëpunimin Ndërkombëtar etj. Mbi 500 milionë euro janë investuar dhe kjo është një shenjë pozitive për investitorët, veçanërisht pasi qeveria me reforma u përpoq të shpëtojë vendin nga figurat e vjetra të korrupsionit dhe aktiviteteve të mafias", thuhet në artikullin e shkruar nga agjencia Helium.

Kushtet e favorshme

Agjencia u bën thirrje investitorëve të huaj të kthejnë sytë nga Shqipëria, pasi pronat e paluajtshme janë me çmime të lira dhe të favorshme. Në mënyrë të veçantë, në artikull citohen edhe vlerësimet e Bankës Botërore për dinamizmin ekonomik të Shqipërisë, ku theksohet se vendi është i dyti në vendet e Europës Juglindore për mbrojtjen e investitorëve të huaj, ndërsa vlerësohen maksimalisht lehtësira në regjistrimin e pronës. "Aktualisht, pronat në Shqipëri janë shumë më të lira se në çdo vend tjetër të Europë dhe Tirana është një kryeqytet europian jo shumë i shtrenjtë, element ky që e bën atë një qendër ideale për investitorët. Shpenzimet e punës janë të ulëta dhe mundësitë janë të larta. Listimet e Bankës Botërore për renditjen e ekonomisë së vendit, e rendisin Shqipërinë në vendin e dytë mes vendeve të Evropës Lindore për mbrojtjen e investitorëve dhe në vendin e katërt në lehtësimin e regjistrimit të pronës. Qeveria shqiptare për më tepër është aktive në inkurajimin e investimeve të huaja për të blerë pasuri të paluajtshme", citon Helium.

Pronat me çmime të favorshme

Në mënyrë të veçantë, agjencia vlerëson taksat e ulëta për bizneset, ndërsa thekson potencialet e jashtëzakonshme që po arrin zhvillimi i turizmit, për të cilin qeveria po merr masa të mëdha për ta promovuar. Konkretisht, Helium nënvizon interesin që sa vjen dhe rritet në ndërtimet përgjatë vijës bregdetare shqiptare, duke vënë në dukje se dhe Tirana për nga interesi i investitorëve nuk mbetet pas. "Prona është e lirë, përfshirë të gjitha taksat e blerjesm siç është edhe TVSH-ja, është një taksë e sheshtë 10% mbi të gjitha të ardhurat nga qiraja dhe vetëm 10% nga fitimet kapitale të taksave. Çmimet e pronës janë të ulëta dhe ende kanë potencial të shkëlqyer të zhvillimit, në një kohë që vendi po merr masa për të promovuar turizmin. Ndërtimet po lulëzojnë përgjatë zonave bregdetare të Adriatikut dhe Jonit, po ashtu edhe në Tiranë. Investimet përgjatë vijës bregdetare janë optimiste përsa i përket rritje së turizmit, kurse kryeqyteti tashmë është duke përjetuar investime të mëdha nga kompani të huaja, një popullsi në rritje e diplomuar dhe migrimi nga zonat rurale në Tiranë. Në një Shqipëri ku përmirësimi i infrastrukturës vjen gjithnjë e në rritje dhe industria e ndërtimit vjen duke u forcuar falë edhe ndihmës së Bankës Botërore, ia vlen të rrezikosh për të bërë një investim të zgjuar në pasuritë e paluajtshme duke paguar lirë", citon në fund të artikullit agjencia Helium.

Publikuar: 31.08.2010 | 13:23
Lexuar: 435 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime