Babai dhe djali janë transferuar në spitalin e përgjithshëm të Strugës. Por, për shkak të plagëve serioze dhe gjakderdhjes së shumtë babai ka vdekur, kumtojnë nga spitali i përgjithshëm i Strugës.
Një person humbi jetën, ndërsa një tjetër është lënduar rëndë gjatë të shtënave me armë që kanë ndodhur mbrëmë në afërsi të kalimit kufitar "Qafthanë" në Strugë.
Në incident, sipas njohurive të para nga MPB, një person nga Struga ka shtënë në drejtim të babit dhe djalit nga fshati Dellogozhdë i Strugës, pas së cilës është arratisur. Policia për kohë të shkurtër e ka gjetur dhe arrestuar sulmuesin, ndërsa në bisedë informative janë marrë disa persona të cilët kanë qenë dëshmitarë të incidentit.
Nga MPB paralajmërojnë se sot do të parashtrohet edhe padi penale kundër sulmuesit.
Babai dhe djali janë transferuar në spitalin e përgjithshëm të Strugës. Por, për shkak të plagëve serioze dhe gjakderdhjes së shumtë babai ka vdekur, kumtojnë nga spitali i përgjithshëm i Strugës.
Djali mbi të cilin është kryer intervenim operativ po luftën për jetë.