E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Kur isha nxënës në shkollën 8-vjeçare, shihja vazhdimisht Korfuzin dhe pyesja mësuesen e gjeografisë: "Si e ka emrin ishulli?". Ajo thoshte: "Butrinti." Kur shkonim në Butrint, pyesja përsëri mësuesen, që më përgjigjej: "Saranda". Komunizmi nuk lejonte që shqiptarët të shikon përtej detit," tregon ai.
Korfuzi, ishulli midis grekėve e shqiptarėve










Reportazh

Telnis Skuqi


Teka udhëtojmë drejt ishullit grek të Korfuzit, një gazetar nga Saranda më tregon një histori nga fëmijëra e tij, që sot, tre dekada më vonë, ngjan shumë komike.

"Kur isha nxënës në shkollën 8-vjeçare, shihja vazhdimisht Korfuzin dhe pyesja mësuesen e gjeografisë: "Si e ka emrin ishulli?". Ajo thoshte: "Butrinti." Kur shkonim në Butrint, pyesja përsëri mësuesen, që më përgjigjej: "Saranda". Komunizmi nuk lejonte që shqiptarët të shikon përtej detit," tregon ai.

Sot, ky ishull, që përfshin 16 komuna me 30 mijë banorë dhe ku jetojnë një numër i madh emigrantësh nga Shqipëria, vizitohet lehtësisht nga shqiptarët.

"Mjafton të kesh disa të holla dhe ishulli të shfaqet nën këmbë duke mos sakrifikuar luftë", pohon Pulimenos, prefekt i Korfuzit, ndërsa nënvizon se aty jetojnë 22 mijë emigrantë shqiptarë, pjesa më e madhe e të cilëve erdhën në fillim të viteve 1991.

Arben Çipa, djali i vogël i autorit të teksteve të polifonisë himariote, Lefter Çipa, kujton se banorët e ishullit grek nuk kishin paragjykime për shqiptarët, përkundrazi ishin dashamirës.

"Vetëm në fshatin e vendlindjes së Pulimenos janë vendosur mbi 1000 emigrantë, tashmë të gjithë me dokumente të rregullta", tregon Çipa, ndërsa tregon se ai ka emigruar që në moshën 17 vjeç. Disa vite më vonë formoi ansamblin e valleve popullore greke, që sot shfaqen në të gjithë Korfuzit.
Korfuzi, ishulli midis grekëve e shqiptarëve

Hektor Selami nga Cërriku, 47 vjeç thotë se emigroi së bashku me familjen 19 vjet më parë dhe tashmë gëzon respektin e banorëve. "Erdha këtu për të gjetur punë dhe për të siguruar jetën", shprehet Selami, duke shtuar se të gjithë emigrantët shqiptarë janë integruar dhe bashkëjetojnë në harmoni me vendasit".

Për të, një ndihmë të madhe ka dhënë prefekti i Pulimenos, një dashamirës i Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Grekja Lili, pronare e një dyqani floriri rreth të 60-ve, që flet disa gjuhë të huaja, shprehet se emigrantët shqiptarë kanë ndikuar në zhvillimin ekonomik të ishullit.

"Tashmë ka ardhur koha që Ballkani duhet t'i shuajë mosmarrëveshjet dhe t'i bashkohet Europës, që të mos dallohemi më si delja e zezë e Europës", thotë Lili, e cila mendon se shqiptarët janë popull vital, punëtorë dhe inteligjent.

"Disa vite më parë, mediat greke kanë nxitur urrejtjen midis popull grek dhe shqiptar. Është e pafalshme," pohon Lili, ndërsa shpreh dëshirë të vizitojë për disa ditë Shqipërinë, pasi, siç thotë ajo, më parë regjimi komunist nuk ia kishte dhënë mundësinë për një gjë të tillë. (atsh)

Publikuar: 31.08.2010 | 17:45
Lexuar: 1178 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
Dhimitraq Dhame (17/05/2011 10:09:19) Eshte per te ardhur keq neqoftese nje i ashtuquajtur gazetar tregon historira absurde. Me te vertete ne kohen e diktatures se proletariatit shqiptaret nuk lejoheshin te udhetonin si turiste drejt Korfuzit a kujtdo vendi piktoresk,por askush nuk beson se nje mesuese e ca me teper e lendes se gjeografise te mos ta kishte per detyre t'u shpjegonte nxenesve me perpikmeri dhe hollesi relievin. Jo gjith sa shkoi ishte e keqe , jo gjith sa vjen eshte e mire! Bisedat me njerez qe mund te hiqen ata qe s'jane ose qe servirin ate qe do bashkebiseduesi jane pa vlere njohje. E verteta sidoqofte mbetet e vertete.

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime