E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Në fund të majit 1991, Kastrioti u largua drejt Italisë, ku emigrimi i shqiptarëve u përhap shumë dhe ku çdo anije transporti për njerëzit e dëshpëruar, ishte një mundësi drejt Perëndimit.
Vlonjati qė iku nė Itali me Komardare, kthehet me Velierė







Profil

ATSH-H.Koçi


Kastriot Zilja, 44 vjeç e ndan kohën mes dy qyteteve në dy shtete në brigjet e Adriatikut, pasi në Vlorë, ku ka lindur, prodhon maska veneciane, që i shet në Venecia, (Itali). Sikurse janë dhe të dy qytetet ku jeton, mbetet i lidhur pazgjishmërisht me detin.

Pak ditë më parë, Kastrioti u kthye në Vlorë me një velierë, të cilën e ka ankoruar në portin e jahteve në Orikum. Thuajse çdo pasdite, ai lundron në hapësirën detare të gjirit të Vlorës, deri në Karaburun.

"Është veliera e parë me pronar shqiptar", thotë disi me humor Kastrioti.

Në fund të majit 1991, Kastrioti u largua drejt Italisë, ku emigrimi i shqiptarëve u përhap shumë dhe ku çdo anije transporti për njerëzit e dëshpëruar, ishte një mundësi drejt Perëndimit. Bashkë me dy shokë, Kastrioti gjeti një mënyrë origjinale për të realizuar ëndërrën që kishin dhe me gjashtë komerdare të mëdha dhe disa dërrasa druri të fiksuara horizontalisht, mbi të cilat montuan një velë, u nisën për në anën tjetër të detit Adriatik.

"Ishte një mjet primitiv, një lloj veliere me të cilën ndërmorëm aventurën drejt brigjeve italiane", tregon Kastrioti.

Pas gjashtë 6 ditësh dhe 5 netësh në det, erërat i çuan afër brigjeve të Greqisë, duke j'a bërë dhe më të gjatë rrugën drejt Italisë, ku sosën me mundime. Me rezerva të pakta ushqimesh dhe sasi minimale uji, ata rrezikuan disa herë jetën nën mëshirën e dallgëve në det të hapur. "Konsumonim vetëm një tapë shisheje ujë në 12 orë, sa për të lagur buzët", tregon sot Kastrioti.
Kastriot Zilja

Kjo ishte edhe shkolla e tij e parë në drejtim të velës, por jo e vetmja. Kur u vendos në Venecia, krahas të tjerash, ndoqi edhe disa kurse për aftësimin e drejtimit të një veliere ku u pajis dhe me diplomat përkatëse.

"Veliera është mjet i veçantë që të krijon një lidhje ndryshe me detin. Nuk është si jahti, motobarkat, apo anijet. Ajo kërkon, veç pasionit, edhe nuhatje, kërkon të bëhesh njësh me detin, ta ndjesh atë në çdo moment", tregon Kastrioti, teksa shkëputemi nga bankinat e portit të jahteve për të bërë një shëtitje në det me velierën e tij.

Veliera 5.5 metra e gjatë, me dy vela, njëra e montuar tek direku, tjetra te bashi dhe të dyja kanë funksionin dhe rolin e vet, që lidhen me drejtimin e velierës dhe orientimin sipas drejtimit të erës, që e mjaftueshme, me drejtim nga veriu, e shtyn mjetin me një shpejtësi prej rreth 5 milje në orë. Deti duke i qetë dhe i përshtatshëm për një lundrim të tillë.

"Po lundrojmë me një shpejtësi normale", thotë Kastrioti, që i duhet të nxitojë drejt bashit të velierës për të ndryshuar diçka në velën e kreut dhe më pas kthehet sërish për të mbajtur drejtimin e timonit. Pranë Karaburunit, drejtimi i erës ndryshon shpesh.

"Kjo dukuri në terminologjinë tonë emërtohet rafika", tregon ai.

Për Kastriotin mbetet ëndërr futja masive e velave në Vlorë. Synon të krijojë një shoqatë të të pasionuarve pas velave dhe kjo, sipas tij, mund të jetë bërthama e një sporti, që mund të zgjerohet në të ardhmen.

"Ja, e përfytyron gjirin e Vlorës të mbushur me Veliera? Nuk ka gjë më të bukur, kur të rinjtë dhe të rejat, apo njerëz të moshave të ndryshme, ushtrojnë këtë sport", thotë ai.

Gjatë ditëve të qëndrimit në Vlorë, Kastrioti do të punojë për këtë ide, por do të vijojë dhe më pas, edhe pse koha do të jetë më e kufizuar për shkak të lëvizjeve për biznesin e tij. Kastrioti tregon se gjiri i Vlorës është mjaft i përshtatshëm për këtë lloj sporti, njëlloj sikurse dhe në Venecia. Prandaj nuk do të tërhiqet deri sa ta realizojë këtë projektide.

Publikuar: 31.08.2010 | 18:16
Lexuar: 585 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime