Programi është miratuar nga Komisioni Evropian më 14 dhjetor të vitit 2007. Për periudhën 2007-2011 janë paraparë gjithsej 14,3 milionë euro.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Musa Xhaferi dhe ministri bullgar i Zhvillimit Rajonal, Rosen Plevneliev sot në Sofje nënshkruan Memorandum për mirëkuptim për realizimin e Programit për bashkëpunim tejkufitar, prioritete të së cilës janë zhvillimi ekonomik, afrimi social dhe përmirësimi i cilësisë së jetesës.
"Me mbështetje të Bashkimit Evropian, përmes projekteve të përbashkëta, kemi për qëllim ta nxisim zhvillimin e këtij rajoni mbarëkufitar, të përgjigjemi në nevojat e qytetarëve dhe të krijojmë shtigje të afrimit dhe miqësisë mes njerëzve. Në frymën e BE-së, me bashkëpunim dhe miqësi të përgjigjemi në sfidat e përbashkëta në interes të qytetarëve tanë", tha ministri Xhaferi pas nënshkrimit të Memorandumit.
Bashkëpunim tejkufitar mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë financohet me mjete të Programit IPA të Bashkimit Evropian. Thirrja e parë për projekte është shpallur vitin e kaluar. Për implementimin e tyre janë siguruar 4,13 milionë para evropiane për dy vendet, nga të cilat 1,836 milionë vetëm për Maqedoninë.
Në bashkëpunimin mbarëkufitar janë inkuadruar komuna nga rajonet verilindore, lindore dhe juglindore të Maqedonisë, si dhe Bllagoevgradi dhe Qustendili nga Bullgaria.
Programi është miratuar nga Komisioni Evropian më 14 dhjetor të vitit 2007. Për periudhën 2007-2011 janë paraparë gjithsej 14,3 milionë euro.
Ministri Plevneliev paralajmëroi se në tetor të këtij viti në Maqedoni do të mbahet konferencë për Korridorin 8, i cili është shumë i rëndësishëm, siç tha për lidhjen mes bregdetit Adriatik dhe të Detit të Zi. Në konferencë do të bëhet fjalë edhe për pikat kufitare.(mia)