E mėrkurė, 23.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Listat e kandidatëve organeve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) është dashur të parashtrohen më së voni deri më 15 shkurt. KSHZ në afat prej 48 orëve prej parashtrimit duhet t`i vërtetojë listat ose të bëjnë të ditur në parregullsitë, të cilat duhet të mënjanohen në afatin e njëjtë.
Mblodhi kush mblodhi, tani KSZH-ja e ka fjalėn


















Afati ligjor për grumbullimin e nënshkrimeve nga qytetarët të nevojshme për kandidim për kryetar të shtetit dhe për kryetarët të komunave në zgjedhjet e caktuara për 22 mars, skadoi mbrëmë në mesnatë.

Listat e kandidatëve organeve të Komisionit Shtetëror Zgjedhor (KSHZ) është dashur të parashtrohen më së voni deri më 15 shkurt. KSHZ në afat prej 48 orëve prej parashtrimit duhet t`i vërtetojë listat ose të bëjnë të ditur në parregullsitë, të cilat duhet të mënjanohen në afatin e njëjtë.

Sipas mediumeve numrin më të vogël të nevojshëm prej 10 mijë nënshkrimeve nga qytetarët për kandidim në zgjedhjet presidenciale tashmë e kanë grumbulluar shtatë kandidatë potencialë.

Ata janë kandidati i partisë në pushtet VMRO-DPMNE Gjorgje Ivanov, i LSDM-së opozitare Lubomir Danaillov Fërçkoski, i BDI-së Agron Buxhaku dhe i PDSH-së Mirushe Hoxha.

Njoftuan se nënshkrimet e nevojshme i kanë grumbulluar edhe lideri i Demokracisë së Re Imer Selmani, kandidati i pavarur Lube Boshkoski dhe kandidati i PLD-së Nano Ruzhin.

Kandidaturën e saj për kryetar të shtetit të hënën e anuloi Slagjana Taseva, e cila tha se nuk dëshiron që edhe më tutje të mbetet në parodinë zgjedhore.

Kandidatë potencialë për kryetar të shtetit janë edhe kandidatët e pavarur Nevzat Halili dhe Xhorxh Atanasovski, si dhe përfaqësuesi i partisë "Podem" Bllagoja Markovsk

Boshkovskit i verifikohet mandati

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve përfundimisht ka vërtetuar kandidaturën e Lube Boshkovskit për president shteti, pasi Boshkovski brenda një ore nga marrja e vendimit të KSHZ-së ka mënjanuar gabimet teknike në kandidaturën e paraqitur.

Në seancën paraprake Komisioni Shtetëror Zgjedhor ktheu kandidaturën e Lube Boshkovskit pasi në të qëndronte se iniciaitva është e një grupi qytetarësh dhe në të njëjtën vend ishin vendosur edhe inicialet e Boshkovskit, që sipas KSHZ-së një veprim i tillë ishte në kundërshtim me rregullat e përcaktuara për paraqitjen e kandidaturave.

Ndryshe Boshkovski është kandidati i parë që dorëzoi firmat e grumbulluara dhe dokumentet përcjellëse për kandidaturën e tij për president shteti.

Publikuar: 04.02.2009 | 12:45
Lexuar: 384 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime