Këtë e ka vërtetuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ramë Manaj, i cili në një intervistë për Klan Kosova ka thënë se nuk do të thotë asgjë nëse ai është djali i presidentit të ndjerë.
Manaj tha se të qenurit djalë i themeluesit të LDK-së nuk do ta ndihmoj atë në rrugën e tij të nisur. Suksesi i tij në politikë, siç tha Manaj, varet nga angazhimi i tij dhe kontributi i dhënë në këtë drejtim e jo fakti i të qenurit djalë i Ibrahim Rugovës.
Vendimi i Ukë Rugovës, djalit të dytë të presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova për tu marrë me politikë, nuk është pritur edhe me aq entuziazëm të madh nga LDK-ja. Burime nga kjo parti kanë thënë për Klan Kosova se kryesia e ngushtë e LDK-së nuk e kanë mirëpritur vendimin e Ukë Rugovës për tu bërë pjesë e LDK-së.
Këtë e ka vërtetuar edhe Sekretari i Përgjithshëm i LDK-së, Ramë Manaj, i cili në një intervistë për Klan Kosova ka thënë se nuk do të thotë asgjë nëse ai është djali i presidentit të ndjerë.
Manaj tha se të qenurit djalë i themeluesit të LDK-së nuk do ta ndihmoj atë në rrugën e tij të nisur. Suksesi i tij në politikë, siç tha Manaj, varet nga angazhimi i tij dhe kontributi i dhënë në këtë drejtim e jo fakti i të qenurit djalë i Ibrahim Rugovës.
Manaj kërkoi nga Ukë Rugova të ketë kujdes që në rrugën e tij politike dhe të mundohet që ta ruaj figurën e Ibrahim Rugovës. Djali i presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova, ka pranuar publikisht se do të fillojë të merret me politikë dhe padyshim LDK-ja, partia që e udhëhoqi babai i tij për gati dy dekada, do të jetë streha e tij.