E shtunė, 11.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Sipas ministrit për Punë dhe Politikë sociale Xhelal Bajrami, përmes këtyre projekteve jepet mbështetje e madhe për punësimin, arsimin dhe inkuadrimin social veçanërisht të grave nga bashkësitë e pakicave etnike në tregun e punës.
Nė USHT u prezantua programi










Republika e Maqedonisë ka në dispozicion 11,9 milionë euro përmes programit operativ "Zhvillim i resurseve njerëzore 2007-2013" me theks të veçantë në Programin për ndarjen e grandeve për "Përmirësimin e potencialeve për punësim të femrave nga bashkësitë etnike jo shumicë në tregun e punës", që është pjesë e paraqasjes së ndihmës IPA IV në Bashkimin Evropian.

Programi sot u prezantua në Universitetin Shtetëror në Tetovë (USHT) me prezantim të IPA koordinatorit të Ministrisë së Punës dhe Politikë Sociale Deni Gjorçevski.

Sipas ministrit për Punë dhe Politikë sociale Xhelal Bajrami, përmes këtyre projekteve jepet mbështetje e madhe për punësimin, arsimin dhe inkuadrimin social veçanërisht të grave nga bashkësitë e pakicave etnike në tregun e punës.

Thirrja publike për zhvillimin e resurseve njerëzore dhe për grandet e pakthyeshme për gratë nga bashkësitë e pakicave veçmë janë publikuar në veb faqet e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale, e cila në pajtim me vendimin e BE-së udhëheq me mjetet nga IPA IV.

"Granatet për punësim të grave nga bashkësitë e pakicave do t'i fitojnë organizatat joqeveritare me programe inovative. Lartësia e mjeteve do të lëvizë prej 100 mijë deri në 300 mijë euro", tha Bajrami.
Në USHT u prezantua programi -Zhvillmi i resurseve njerëzore 2007-2013-


Prorektori për arsim i USHT-së, Prof. dr. Ismail Ahmedi, duke iu drejtuar të pranishmëve theksoi: "Ne, si udhëheqës të këtij Universiteti, ndjehemi të nderuar me këtë ndërmarrje, sepse më shumë se kushdo tjetër jemi në vetë bërthamën e realizimit të këtij programi, nga fakti se jemi institucioni i vetëm i arsimit të lartë në Maqedoni, në të cilin vite me radhë promovohen këto vlera, për përfshirje të barabartë të femrave në të gjitha aktivitetet, në procesin edukativ-arsimor dhe në aktivitete tjera.

Me vetë faktin se veprojmë në një hapësirë ku jetojnë pjesëtarë gati të të gjitha bashkësive etnike dhe të drejtat e tyre realizohen në frymën e barazisë së plotë gjinore, nacionale, fetare dhe përkatësie dhe bindje tjetër.

Prandaj, realizimi i këtij programi dhe ndarja e grandeve të këtilla na jep edhe një argument më tepër të besojmë se Qeveria aktuale, jo vetëm që i kushton rëndësi kësaj problematike, por edhe dita ditës e dëshmon se pabarazia, diskriminimi dhe çfarëdo dallimi mbi këto baza do t’i mbetet vetëm të kaluarës”, theksoi në fjalën e tij prorektori për arsim i USHT-së, Prof. dr. Ismail Ahmedi.

Programi për ,,Përmirësimin e potencialeve për punësim të femrave nga bashkësitë etnike jo shumicë në tregun e punës”, financohet në kuadër të komponentës së katërt nga Instrumenti për ndihmë para aderuese (IPA).
Në USHT u prezantua programi -Zhvillmi i resurseve njerëzore 2007-2013-

Në USHT u prezantua programi -Zhvillmi i resurseve njerëzore 2007-2013-
Në USHT u prezantua programi -Zhvillmi i resurseve njerëzore 2007-2013-
Në USHT u prezantua programi -Zhvillmi i resurseve njerëzore 2007-2013-

Publikuar: 31.08.2010 | 19:42
Lexuar: 647 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime