Në lagjen e Shkupit, Çair, mbrëmë ka ndodhur një sulm i armatosur në të cilin është plagosur një person. Në sulmin e armatosur është lënduar XH.N. i cili me dy plagë në pjesën e anës së majtë të trupit është dërguar në Spitalin e qytetit ku është mbajtur në mjekim.
Në lagjen e Shkupit, Çair, mbrëmë ka ndodhur një sulm i armatosur në të cilin është plagosur një person.
Rreth orës 22:30 në rr. "Qemal Sejfulla", sipas njohurive të para të policisë, nga një automjet "Audi" në lëvizje është shtënë me pushkë automatike ndaj një automjeti udhëtarësh "Audi A6" me targa të Shkupit, të drejtuar nga XH.N. (35) nga Shkupi.
Në sulmin e armatosur është lënduar XH.N. i cili me dy plagë në pjesën e anës së majtë të trupit është dërguar në Spitalin e qytetit ku është mbajtur në mjekim.
Sulmuesit e panjohur deri më tani me "Golf" kanë ikur nga vendi i ngjarjes. Policia ka kryer kontroll, ku janë gjetur më shumë gëzhoja të cilat janë dorëzuar për ekspertizë.
MPB-ja mori masa për gjetjen e kryerësit/ve dhe të "Golfit" dhe për ndriçim të plotë të rastit.