Partia e Gruevskit insiston që regjistrimi i popullatës të realizohet nga Enti i Statistikave bazuar në ligjin ekzistues për regjistrim të vitit 2002, ndërsa partia e Ahmetit këmbëngulë në ngritjen e një Komisioni të posaçëm regjistrimi, që të mbikëqyrej nga faktori ndërkombëtar.
Partnerët e koalicionit qeveritarë VMRO-DPMNE dhe BDI vazhdojnë përpjekjet për kapërcimin e dallimeve rreth ligjit për regjistrim.
Partia e Gruevskit insiston që regjistrimi i popullatës të realizohet nga Enti i Statistikave bazuar në ligjin ekzistues për regjistrim të vitit 2002, ndërsa partia e Ahmetit këmbëngulë në ngritjen e një Komisioni të posaçëm regjistrimi, që të mbikëqyrej nga faktori ndërkombëtar.
Kjo sipas BDI-së do të kontribuojë në një regjistrim sa më efikas. Për partinë e Ahmetit, Enti i Statistikave e ka humbur besimin e bashkësive etnike
Gjithë ato pikëpamje që ne i kemi si parti politike dhe pikëpamje që VMRO-DPMNE i ka do ti harmonizojmë në ligjin që do të propozohet nga ana e Qeverisë deri tek parlamenti.
Qëllimi kryesor edhe i yni edhe i VMRO-DPMNE-së është që të kemi një ligj i cili duhet të garanton transparencën në radhë të parë, duhet të garantojë inkuadrimin e të gjitha bashkësive etnike në procesin e regjistrimit që ky proces të jetë i besueshëm në fund dhe të jetë i pranueshëm edhe nga partitë politike në Maqedoni edhe nga komuniteti ndërkombëtar tha zv.kryeministri Abdylaqim Ademi.
Procesi i regjistrimit është tepër i rëndësishëm, pasi nga përqindja e përkatësive etnike, varet edhe zbatimi i të drejtave që rrjedhin për to. Për shqiptarët, është i njohur parimi i Badenterit.
Konsiderojmë që ky proces do të duhet të jetë transparent, duhet të jetë mirë i përgatitur dhe duhet të jetë i besueshëm për të gjitha palët dhe në fund të gjithë t'i pranojnë edhe rezultatet.
Prandaj jemi duke harmonizuar ligjin dhe konsiderojmë se një bazë e mirë prej ku mund të nisemi për ta përpiluar ligjin është edhe ligji i vitit 2002 i cili garanton të gjitha aspektet për të pasur një proces të mirë dhe të mirëfilltë por gjithashtu garanton edhe prezencën e vëzhgimit ndërkombëtarë të Regjistrimit shtoi më tej zv.kryeministri Ademi.
Regjistrimi i popullatës, amvisërive dhe banesave do të zbatohet nga data 1 deri më 15 prill të vitit 2011. Të dhënat e para mbi bashkësitë në nivel të komunave do të publikohen në afat prej 60 ditësh, ndërsa të dhënat e hollësishme, brenda korrikut të vitit 2012. Regjistrimi i ardhshëm, sipas vlerësimeve paraprake të Entit Statistikor, do të kushtojë diku rreth 14 milionë euro.
Bedri Rexhallari-Alsat-M