Kjo letër vjen pas dhjetëra takimesh që Kryetarja e Kuvendit zhvilloi në Konferencën botërore të kryeparlamentarëve në Gjenevë të Zvicrës, të fokusuara kryesisht në lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Kryetari i parlamentit të Grenadës Letër Kryetares së Kuvendit: 'Së shpejti rritje e menjëhershme e vendeve që do të njohin pavarësine e Kosovës'.
Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli mori të martën një letër nga kryetari i Parlamentit të Grenadës, George J.Mc Guire lidhur me çështjen e pavarësisë së Kosovës.
Kjo letër vjen pas dhjetëra takimesh që Kryetarja e Kuvendit zhvilloi në Konferencën botërore të kryeparlamentarëve në Gjenevë të Zvicrës, të fokusuara kryesisht në lobimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.
Në letrën e tij Mc Guire shkruan se Jam i lumtur tju njoftoj se pas takimit që ne patëm në Konferencën Botërore të Gjenevës, Grenada ka marrë në konsideratë kërkesën tuaj për njohjen e Kosovës si një vend legjitim dhe krejtësisht i pavarur. Kam kënaqësinë tju informoj gjithashtu se vendet e CARICOM pritet të marrin një vendim të përbashkët për çështjen e Kosovës, thuhet në një komunikatë të Kuvendit të Shqipërisë.
CARICOM është një bashkësi shtetesh që përfshin 15 vende , ku bëjnë pjesë Antigua dhe Barbuda, Bahamas, Barbados, Belize, Dominica, Grenada, Guyana, Haiti, Jamaica, Montserrat, ST. Kitts dhe Nevis, Saint Lucia, St.Vincent dhe Grenadines, Suriname, Trinidad dhe Tobago.
Në letrën e tij, kreu i Parlamentit të Grenadës e siguron Kryetaren e Parlamentit se autoritetet më të larta të Grenadës do të lobojnë dhe më gjerë në mbështetje të kauzës suaj të drejtë.
Letra e MC Guire vjen pas një sërë letrash që Kryetares së Kuvendit, Jozefina Topalli ka marrë në përgjigje të takimeve të saj lobuese për njohjen e pavarësisë së Kosovës.