E premte, 10.02.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Përveç preparateve, secila zonjë ka ndonjë truk të bukurisë së saj. Që të dukeni sa më mirë, ua zbulojmë ne thesarin e mençurisë, kur është fjala për bukurinë. Për ju kemi zgjedhur nëntë rregullat më të rëndësishme, të cilat rekomandohen nga parukierët, grimierët dhe dermatologët.
Kėshilla pėr sekretin e bukurisė




Uji

Gjithmonë pini lëngje të mjaftueshme. Nuk do të thotë të pini tetë gota në ditë, por aq sa ju duhet për të mos pasur etje. Këshillë ekstra: Pini një gotë ujë para secilit vakt dhe kurrë nuk do të hani tepër.

Mbrojtja nga rrezet ultravioletë

Përdorni kremra mbrojtës, pa marrë parasysh a është moti i vranët, me diell apo me shi. Rrezet dëmtuese të diellit janë shkaktari më i shpeshtë i kancerit të lëkurës, por edhe i plakjes së saj të parakohshme. Këshillë ekstra: Përdorni kremra të përditshëm me faktor 15 të mbrojtjes nga rrezet ultravioletë. Kjo është më e pakta që mund të bëni për tonin tuaj.

Retinoli

Mundeni të ndikoni në një ton më të bukur edhe kur jeni në gjumë. Ndjeni magjinë e retinolit. Ky përbërës i kremrave stimulon formimin e kolagjenit, mënjanon qelizat e vdekura dhe stimulon qarkullimin e tyre. Këshillë ekstra: Efekti do të jetë i dukshëm, e lëkura do t'ju jetë mirënjohëse.

Kujdesuni edhe për qafën

Njësoj si silleni me fytyrën tuaj, silluni edhe me duart dhe qafën tuaj. Lëkura në qafë është më e hollë dhe ka nevojë për më shumë kujdes, për këtë arsye mos e lini pa u kujdesur për të. Duart gjithashtu, kanë nevojë për kujdes. Këshillë ekstra: Secilën herë kur përdorni krem për fytyrë, merrni edhe pak krem dhe përdoreni në qafë, e pastaj fërkoni duart.

Kremra për nxirje

Përdorni kremra për nxirje të tonit që edhe ai te ndizet dhe të duket i shëndetshëm. Evitoni rrezitjen e tepërta.

Këshillë ekstra: Blini locione, të cilat përmbajnë faktorë të nxirjes - do t'i mbuloje venat dhe kapilaret e zgjeruar, e këmbët do t'ju duken më vitalë.

Ushtrimet

Ushtroni muskujt e fytyrës. Kjo është njëkohësisht mënyra më e shpejtë, por edhe më e lirë, te mundësoni qarkullimit e lëkurës, sepse do të formojë një depo të oksigjenit. Kjo do të kontribuojë për një ton më të shëndoshë dhe më të freskët.

Këshillë ekstra: Çdo mëngjes, para se të shkoni në punë, kur të pastroni fytyrën dhe dhembët, së paku për dhjetë sekonda bëni grimasa para pasqyrës.

Pemë dhe perime të freskëta

Radikalet e lirë luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e plakjes. Beni pemët dhe perimet e freskëta, të cilat përmbajnë antioksidues, vitamina A, C dhe E, pjesë të ushqimit tuaj. Këshillë ekstra: Antioksiduesit mund t'i përdorni në fytyrë përmes preparateve të ndryshme.

Modeli i flokëve

Flokët e prera mirë vlejnë më shumë se cilido preparat për kujdes të flokëve. Modeli i flokëve është sikur fustani: Nëse e keni një model qe ju rri mirë, stolitë janë te tepërta.

Këshillë ekstra: Se paku një herë në vit caktoni termin të një floktar me renome.

Veprat e mira

Nëse bëni diçka qe ju bën të ndjeheni mirë, mundësia është e madhe që të keni një fytyrë të lumtur. Studimet kanë zbuluar se personat qe duken të lumtur janë më të dëshirueshëm.

Këshillë ekstra: Jini te sjellshëm ndaj personave te dashur, por bëni diçka të mirë edhe për ndonjë kolege, fqinj.

Publikuar: 01.09.2010 | 03:02
Lexuar: 819 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime