Pasi që në shprehje ishin marrë edhe faktorë të tjerë që kishin qenë të ndërlidhur me sëmundjen e zemrës, hulumtuesit kishin llogaritur se prania e simptomave të alergjisë ishte e pranishme mesatarisht 2, 6 herë më i madh tek personat që vuanin nga sëmundja e zemrës.
Alergjitë e zakonshme shpesh janë të pranishme tek personat që vuajnë nga sëmundjet e zemrës, theksojnë ekspertët amerikanë nga qendra mjekësore Albert Ajnshtajn në Filadelfia.
Kjo ndërlidhje më së shumti ishte hasur tek gratë që ishin më të reja se 50 vjeçe, kanë treguar rezultatet që ishin mbledhur nga më shumë se 8600 persona të rritur që kishin marrë pjesë në hulumtim.
Pasi që në shprehje ishin marrë edhe faktorë të tjerë që kishin qenë të ndërlidhur me sëmundjen e zemrës, hulumtuesit kishin llogaritur se prania e simptomave të alergjisë ishte e pranishme mesatarisht 2, 6 herë më i madh tek personat që vuanin nga sëmundja e zemrës.
Ekspertët besojnë se proceset infektuese që ishin të ndërlidhur me alergjitë mund të shkaktojnë arterosklerozën, prandaj ky lajmërim mund të shpjegojë rezultatet e fituara.
Në disa hulumtime që ishin kryer më herët, sëmundjet e zemrës kishin qenë të ndërlidhura me praninë e astmës, lajmëron revista mjekësore American Journal of Cardiology.