Ajo lavdëroi guximin e njerëzve nga Gjermania Lindore, të cilët dhanë një kontribut të madh për ribashkimin e vendit. Marrëveshja është nënshkruar më 31 gusht 1990.
Kancelarja gjermane Angela Merkel e ka quajtur si udhërrëfyese dhe fundamentale marrëveshjen për ribashkimin e vendit.
Marrëveshja e nënshkruar para 20 vitesh mund të jetë një shembull i mirë për marrëveshje të ngjashme në mbarë botën, deklaroi kancelarja Merkel.
Ajo lavdëroi guximin e njerëzve nga Gjermania Lindore, të cilët dhanë një kontribut të madh për ribashkimin e vendit. Marrëveshja është nënshkruar më 31 gusht 1990.
Ajo ka rregulluar bazat e ribashkimit të vendit, i cili zyrtarisht u bë me 3 tetor të vitit 1990.